Kronika 4 September 2026, 21:25 Nga VNA

Zjarri i madh përfshin Himarën, flakët rrezikojnë banesat dhe pemëtarinë

Ndaje në Whatsapp
Zjarri i madh përfshin Himarën, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje qytetin e Himarës, duke krijuar një situatë të vështirë për banorët dhe forcat zjarrfikëse.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në kodrat pranë lagjes “1 Maji”, duke iu afruar zonave të banuara dhe duke rrezikuar edhe sipërfaqet me pemëtari që ndodhen në këtë pjesë të qytetit.

Përballë situatës së krijuar, në terren kanë dalë edhe banorë të Himarës, të cilët po ndihmojnë forcat zjarrfikëse në përpjekje për të izoluar dhe vënë nën kontroll flakët.

Ndërhyrja po vështirësohet nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e zjarrit dhe e bën më të vështirë punën e ekipeve në terren. Për këtë arsye, zjarrfikësit kanë kërkuar edhe mbështetjen e forcave zjarrfikëse nga bashkitë fqinje.

Situata mbetet kritike, ndërsa forcat në terren vijojnë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesave dhe zonave të tjera të banuara.

Lexo gjithashtu

Video

Një tren pasagjerësh i kompanisë PKP Intercity është përplasur fuqishëm me një kamion në një kryqëzim hekurudhor në Gdansk të Polonisë, pasi automjeti i tonazhit të rëndë mbeti i bllokuar mes barrierave. Ngjarja ndodhi më 3 shtator, pranë stacionit Gdansk Lipce, ndërsa në tren udhëtonin rreth 300 pasagjerë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet dramatike para përplasjes. Kamioni portokalli ndodhet në mes të shinave, ndërsa barriera e kryqëzimit është ulur. Në vend që të largohej menjëherë nga zona e rrezikut, drejtuesi tentoi të lëvizte automjetin para dhe pas, por nuk arriti të dilte në kohë nga shinat. Pak çaste më vonë, treni që udhëtonte në linjën Gdynia–Zielona Gora e goditi me forcë kamionin, duke e shkatërruar pjesërisht dhe duke shpërndarë mbetje në të gjithë zonën.

Policia ka mbyllur qarkullimin e automjeteve në Bypass-in e Himarës. Në këtë segment lejohet lëvizja vetëm e mjeteve zjarrfikëse dhe atyre të emergjencës. Masa vjen për shkak të zjarrit që po përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar banesa dhe hotele. Ka nisur evakuimi i banorëve dhe turistëve nga zonat e rrezikuara, ndërsa Bashkia u ka bërë thirrje të largohen dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Situata me zjarrin në Himarë vijon të jetë e rënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuuimet e para. Deri më tani raportohet se një banesë është përfshirë dhe është djegur nga flakët, ndërsa rreth 40 shtëpi të tjera ndodhen në rrezik. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për shuarjen dhe izolimin e vatrave, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme