Sport 5 September 2026, 11:10 Nga VNA

Alarm te Santos, Neymar dëmtohet sërish dhe mund të mungojë deri në dy muaj

Ndaje në Whatsapp
Alarm te Santos, Neymar dëmtohet sërish dhe mund të mungojë

Neymar Junior ka pësuar një tjetër dëmtim, duke ngritur shqetësime të reja për gjendjen fizike të yllit brazilian. Santos ka konfirmuar se sulmuesi ka pësuar një dëmtim muskulor të tipit 2B në pjesën e përparme të kofshës së djathtë, gjatë ndeshjes kundër Palmeiras, e cila përfundoi në barazim 0-0.

34-vjeçari iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore pas sfidës dhe rezultatet konfirmuan dëmtimin e muskulit anterior të kofshës së djathtë. Për momentin, Santos nuk ka përcaktuar një afat zyrtar për rikthimin e tij në fushë, por raportimet nga mediat braziliane flasin për një mungesë që mund të zgjasë nga katër deri në tetë javë.

Neymar u detyrua të largohej nga fusha në pushimin e ndeshjes me Palmeiras, pasi ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë. Dëmtimi vjen në një moment të rëndësishëm për Santosin, që do të duhet të përballet me ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe në Copa Sudamericana pa një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.

Sipas raportimeve në Brazil, Neymar pritet të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Santosit, ndërsa pjesëmarrja e tij në përballjet e Copa Sudamericana kundër Atletico Mineiro është gjithashtu në pikëpyetje. Një prej raportimeve të fundit e vlerëson periudhën e rikuperimit në rreth katër deri në gjashtë javë, ndërsa burime të tjera flasin për një interval deri në tetë javë.

Dëmtimi është një tjetër goditje për Neymarin, i cili ka pasur probleme të vazhdueshme fizike gjatë periudhës së tij të fundit te Santos. Në këtë sezon, braziliani ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, duke kontribuar me gola dhe asistime.

Sipas të dhënave të publikuara nga klubi, Neymar ka luajtur 24 ndeshje këtë sezon në të gjitha kompeticionet, duke shënuar tetë gola dhe dhënë tetë asistime. Tashmë, Santos shpreson që rikuperimi i sulmuesit të jetë sa më i shpejtë, ndërsa stafi mjekësor do të monitorojë nga afër ecurinë e tij.

Video

Një tren pasagjerësh i kompanisë PKP Intercity është përplasur fuqishëm me një kamion në një kryqëzim hekurudhor në Gdansk të Polonisë, pasi automjeti i tonazhit të rëndë mbeti i bllokuar mes barrierave. Ngjarja ndodhi më 3 shtator, pranë stacionit Gdansk Lipce, ndërsa në tren udhëtonin rreth 300 pasagjerë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet dramatike para përplasjes. Kamioni portokalli ndodhet në mes të shinave, ndërsa barriera e kryqëzimit është ulur. Në vend që të largohej menjëherë nga zona e rrezikut, drejtuesi tentoi të lëvizte automjetin para dhe pas, por nuk arriti të dilte në kohë nga shinat. Pak çaste më vonë, treni që udhëtonte në linjën Gdynia–Zielona Gora e goditi me forcë kamionin, duke e shkatërruar pjesërisht dhe duke shpërndarë mbetje në të gjithë zonën.

Policia ka mbyllur qarkullimin e automjeteve në Bypass-in e Himarës. Në këtë segment lejohet lëvizja vetëm e mjeteve zjarrfikëse dhe atyre të emergjencës. Masa vjen për shkak të zjarrit që po përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar banesa dhe hotele. Ka nisur evakuimi i banorëve dhe turistëve nga zonat e rrezikuara, ndërsa Bashkia u ka bërë thirrje të largohen dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Situata me zjarrin në Himarë vijon të jetë e rënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuuimet e para. Deri më tani raportohet se një banesë është përfshirë dhe është djegur nga flakët, ndërsa rreth 40 shtëpi të tjera ndodhen në rrezik. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për shuarjen dhe izolimin e vatrave, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme