Bota 5 September 2026, 12:06 Nga VNA

Rusia nuk ndalet, sulme me 167 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës ndërsa Witkoff dhe Kushner nisen për negociatat e paqes

Ndaje në Whatsapp
Rusia nuk ndalet, sulme me 167 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës

Rusia ka vijuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, pavarësisht thirrjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për një pauzë në sulmet ajrore gjatë vizitës së të dërguarve të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Gjatë natës, forcat ruse lëshuan 167 dronë sulmues ndaj objektivave në Ukrainë, ndërsa u përdorën edhe raketa balistike. Sipas autoriteteve ukrainase, 128 prej dronëve u rrëzuan ose u neutralizuan. Sulmet shkaktuan viktima në disa zona të vendit, ndërsa në rajonin e Dnipropetrovskut u raportuan të vrarë dhe të plagosur.

Sulme janë raportuar edhe në zona të tjera, përfshirë Kyiv, Boryspil dhe Mykolaiv. Në kryeqytet, një dron rus goditi selinë e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, duke shkaktuar dëme dhe plagosur disa persona.

Zelensky kishte deklaruar se Ukraina nuk do të kryente sulme ajrore ndaj territorit rus gjatë vizitës së përfaqësuesve amerikanë, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre. Ai i kërkoi Moskës të ndërmarrë të njëjtën masë dhe të ndalojë sulmet ajrore për aq kohë sa të jetë e nevojshme për zhvillimin e takimeve.

“Do të ketë një periudhë qetësie nga ana jonë dhe Rusia duhet të bëjë të njëjtën gjë”, ishte në thelb mesazhi i presidentit ukrainas, i cili pret që Witkoff dhe Kushner të mbërrijnë në Kiev të dielën, pas vizitës së tyre në Moskë.

Megjithatë, vazhdimi i bombardimeve ruse tregon se terreni ushtarak mbetet i tensionuar, ndërsa përpjekjet diplomatike për një marrëveshje paqeje përballen sërish me realitetin e luftimeve. Presidenti Donald Trump ka dërguar Witkoff dhe Kushner në Moskë dhe Kiev me një propozim konkret për t'i dhënë fund luftës, e cila tashmë ka hyrë në vitin e pestë.

Vizita e dy të dërguarve amerikanë shihet si një përpjekje e re e administratës Trump për të rikthyer në lëvizje negociatat mes Moskës dhe Kievit. Por, ndërsa diplomatët përgatiten për takimet, sulmet vazhdojnë, duke e bërë edhe më të vështirë arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm.

Video

Një tren pasagjerësh i kompanisë PKP Intercity është përplasur fuqishëm me një kamion në një kryqëzim hekurudhor në Gdansk të Polonisë, pasi automjeti i tonazhit të rëndë mbeti i bllokuar mes barrierave. Ngjarja ndodhi më 3 shtator, pranë stacionit Gdansk Lipce, ndërsa në tren udhëtonin rreth 300 pasagjerë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet dramatike para përplasjes. Kamioni portokalli ndodhet në mes të shinave, ndërsa barriera e kryqëzimit është ulur. Në vend që të largohej menjëherë nga zona e rrezikut, drejtuesi tentoi të lëvizte automjetin para dhe pas, por nuk arriti të dilte në kohë nga shinat. Pak çaste më vonë, treni që udhëtonte në linjën Gdynia–Zielona Gora e goditi me forcë kamionin, duke e shkatërruar pjesërisht dhe duke shpërndarë mbetje në të gjithë zonën.

Policia ka mbyllur qarkullimin e automjeteve në Bypass-in e Himarës. Në këtë segment lejohet lëvizja vetëm e mjeteve zjarrfikëse dhe atyre të emergjencës. Masa vjen për shkak të zjarrit që po përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar banesa dhe hotele. Ka nisur evakuimi i banorëve dhe turistëve nga zonat e rrezikuara, ndërsa Bashkia u ka bërë thirrje të largohen dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Situata me zjarrin në Himarë vijon të jetë e rënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuuimet e para. Deri më tani raportohet se një banesë është përfshirë dhe është djegur nga flakët, ndërsa rreth 40 shtëpi të tjera ndodhen në rrezik. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për shuarjen dhe izolimin e vatrave, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme