Bota 4 September 2026, 19:53 Nga VNA

Ben-Gvir përplasjet me Netanyahun: Jemi rikthyer në ditët kur ai nuk dëshiron të fotografohet me mua

Ndaje në Whatsapp
Ben-Gvir përplasjet me Netanyahun: Jemi rikthyer në ditët kur ai

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka deklaruar se marrëdhëniet e tij me kryeministrin Benjamin Netanyahu janë përkeqësuar sërish, duke thënë se kreu i qeverisë nuk dëshiron të shfaqet publikisht në fotografi me të.

“Jemi rikthyer në ditët kur Netanyahu nuk dëshiron të fotografohet me mua”, deklaroi Ben-Gvir, duke iu referuar tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme brenda koalicionit qeverisës izraelit.

Ministri i Sigurisë Kombëtare foli gjithashtu për kërcënimet ndaj tij, duke pretenduar se është njëkohësisht ministri më i mbrojtur dhe më i kërcënuar në Izrael.

“Jam ministri më i mbrojtur në Izrael, por edhe ministri më i kërcënuar. Janë përpjekur të më vrasin dhjetë herë”, tha Ben-Gvir.

Deklaratat e tij vijnë në një periudhë kur marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit të Netanyahut janë shoqëruar vazhdimisht me mosmarrëveshje politike, veçanërisht për mënyrën se si duhet të vijojë politika e Izraelit ndaj Gazës.

Ben-Gvir, një nga figurat më të djathta të qeverisë izraelite, ka qenë prej kohësh një zë i fortë në favor të një linje më të ashpër ndaj palestinezëve. Vetëm së fundmi ai ka ripërsëritur propozimet për largimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës, duke e kthyer këtë çështje në një prej pikave kryesore të platformës së tij politike.

Qëndrimet e tij kanë shkaktuar vazhdimisht polemika brenda dhe jashtë Izraelit, ndërsa përplasjet me Netanyahun tregojnë edhe një herë tensionet e brendshme në kampin e djathtë izraelit, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit 2026.

Video

Një tren pasagjerësh i kompanisë PKP Intercity është përplasur fuqishëm me një kamion në një kryqëzim hekurudhor në Gdansk të Polonisë, pasi automjeti i tonazhit të rëndë mbeti i bllokuar mes barrierave. Ngjarja ndodhi më 3 shtator, pranë stacionit Gdansk Lipce, ndërsa në tren udhëtonin rreth 300 pasagjerë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet dramatike para përplasjes. Kamioni portokalli ndodhet në mes të shinave, ndërsa barriera e kryqëzimit është ulur. Në vend që të largohej menjëherë nga zona e rrezikut, drejtuesi tentoi të lëvizte automjetin para dhe pas, por nuk arriti të dilte në kohë nga shinat. Pak çaste më vonë, treni që udhëtonte në linjën Gdynia–Zielona Gora e goditi me forcë kamionin, duke e shkatërruar pjesërisht dhe duke shpërndarë mbetje në të gjithë zonën.

Policia ka mbyllur qarkullimin e automjeteve në Bypass-in e Himarës. Në këtë segment lejohet lëvizja vetëm e mjeteve zjarrfikëse dhe atyre të emergjencës. Masa vjen për shkak të zjarrit që po përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar banesa dhe hotele. Ka nisur evakuimi i banorëve dhe turistëve nga zonat e rrezikuara, ndërsa Bashkia u ka bërë thirrje të largohen dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Situata me zjarrin në Himarë vijon të jetë e rënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuuimet e para. Deri më tani raportohet se një banesë është përfshirë dhe është djegur nga flakët, ndërsa rreth 40 shtëpi të tjera ndodhen në rrezik. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për shuarjen dhe izolimin e vatrave, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme