Kronika 2 September 2026, 13:11 Nga VNA

Dhuna ndaj kamarierit në Golem/ Mariglen Mosha mohon ta ketë goditur Genti Nelën: E nxora gruan shtatzënë jashtë, nuk pashë çfarë ndodhi

Ndaje në Whatsapp
Dhuna ndaj kamarierit në Golem/ Mariglen Mosha mohon ta ketë goditur

Mariglen Mosha, një nga personat e përfshirë në dhunën ndaj kamarierit Genti Nela nga pronarët e hotelit ku punonte ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve. Ai pretendon se nuk e ka goditur kamarierin, ndërsa që Nela ka pretenduar se goditur barbarisht nga 4 persona, për shkak se kërkoi rrogën e tij dhe donte të largohej në një punë të re. për dhunën ndaj Nelës ndodhen në paraburgim Florian Habilaj dhe Enold Dragoti. Nga dhuna kamarieri pësoi dëmtime të rënda në kokë e trup, ndërsa iu thyen edhe dhëmbët.

Dëshmia e Moshës
27.08.2026, rreth orës 22:00, ka shkuar së bashku me bashkëshorten e tij te hoteli “FLAR”, i cili ndodhet në Malin e Robit, Golem. Ky hotel është në pronësi të familjes së bashkëshortes së tij. Sapo ka shkuar te parkimi i hotelit, i cili ndodhet në pjesën e pasme, është ngjitur te lokali i hotelit, ku ka vënë re vëllezërit e bashkëshortes së tij duke u konfliktuar me kamarierin e lokalit. Konkretisht, ka parë shtetasin Florian Habilaj të gjakosur në pjesën e kokës. Në atë moment, bashkëshortja e tij ka filluar të qajë kur ka parë vëllain e saj të gjakosur. Ai ka deklaruar se bashkëshortja e tij është shtatzënë në muajin e tetë dhe, për këtë arsye, e ka marrë dhe e ka nxjerrë jashtë ambientit, pasi nuk donte që ajo të kishte probleme shëndetësore. Duke qenë se ka qëndruar me bashkëshorten e tij jashtë lokalit, ai shpjegon se nuk e ka parë dhe nuk ka dijeni se si ka ndodhur ngjarja ndërmjet kunetërve të tij dhe shtetasit Genti Nela. Ai ka deklaruar se shtetasi Enold Dragoti është shoku i kunatit të tij, Florian Habilaj. Nuk ka dijeni nëse shtetasi Enold Dragoti ka qenë i përfshirë në konfliktin me kamarierin e lokalit. Është pyetur shtetasi Florian Habilaj për ngjarjen e ndodhur, i cili ka deklaruar se shtetasin Genti Nela e ka njohur në një palestër në qytetin e Kavajës. Duke qenë se po hapte një hotel në zonën e Malit të Robit, Golem, i ka propozuar të fillonte punë si kamarier. Shtetasi në fjalë ka pranuar dhe ka filluar punë më datë 01.08.2026. Deklaron se më datë 10.08.2026 i ka paguar pagën e muajit Korrik, edhe pse ai kishte punuar vetëm një javë gjatë atij muaji, pasi kështu kishin rënë dakord mes tyre. Ai ka deklaruar se, gjatë muajit Gusht, gjatë periudhës që Genti Nela ka punuar, ka vënë re se ai nuk komunikonte mirë me klientët e hotelit dhe se shumicën e kohës së punës e kalonte me telefon në dorë. Duke konstatuar këto problematika, ka komunikuar me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe kanë vendosur ta largojnë nga puna. Më datë 27.08.2026, rreth orës 19:00, e ka thirrur Genti Nelën dhe i ka komunikuar se nuk kishte mundësi ta mbante më në punë. Sipas tij, Genti i ka kërkuar ta mbante edhe dy ditë, pasi nuk kishte çfarë të bënte, ndërsa ai i është përgjigjur se do të fliste me familjen dhe se do ta njoftonte më pas. Pas komunikimit me familjen, kanë vendosur se nuk mund ta mbanin më në punë. Rreth orës 22:30 ka shkuar te lokali i hotelit, ku ka gjetur vëllain e tij duke biseduar me Genti Nelën. Në atë moment i ka komunikuar se do të bënin llogaritë për shumën që i takonte për ditët e punuara, e cila ishte afërsisht 325 mijë lekë të vjetra. Në këtë moment, Genti Nela i ka thënë se nuk ia bënte hallall faktin që nuk po e mbanin edhe dy ditë në punë. Pas këtyre fjalëve ka filluar një debat verbal ndërmjet tyre. Sipas deklarimit të tij, Genti Nela e ka ofenduar atë dhe vëllain e tij. Në momentin që është afruar për t’i kërkuar shpjegim për ofendimet, Genti Nela e ka goditur me një gotë në kokë, duke i shkaktuar çarje. Në ato momente, i është kundërpërgjigjur duke e goditur me grushte së bashku me vëllain e tij. Konflikti ka filluar brenda lokalit të hotelit dhe ka vazhduar në ambientet e jashtme. Sipas tij, gjatë kohës që ata po konfliktoheshin fizikisht me Genti Nelën, është afruar shtetasi Enold Dragoti, i cili e ka mbajtur atë, si dhe shtetasi Mariglen Mosha, dhëndri i tij, i cili gjithashtu e ka mbajtur. Ai tha se Genti Nelën e kanë goditur vetëm me grushte dhe nuk kanë përdorur asnjë send të fortë. Është hera e parë që konfliktohet me shtetasin Genti Nela dhe se më parë nuk ka pasur asnjë konflikt me të. Në konflikt kanë qenë të pranishëm shtetasit Arbër Habilaj, Mariglen Mosha dhe Enold Dragoti. Sipas tij, Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha nuk e kanë goditur Genti Nelën, por vetëm e kanë mbajtur. Ai ka deklaruar se nuk di të përcaktojë me çfarë dhe sa herë e ka goditur Genti Nelën, si dhe nuk di të thotë çfarë dëmtimesh ka konstatuar tek ai nga konflikti. Ai ka theksuar se nuk e ka parë Genti Nelën të gjakosur në fytyrë apo në kokë. Ai ka deklaruar se nuk e ka mbajtur me forcë Genti Nelën për ta penguar të largohej dhe se vetëm e ka ndjekur deri në fund të rrugës kryesore, pas së cilës ai është larguar. Nuk ka dijeni lidhur me ndërhyrjen në sistemin e kamerave të sigurisë dhe heqjen e DVR-së, pasi, sipas tij, ka qenë jashtë. Nuk ka dijeni në lidhje me pastrimin dhe sistemimin e ambientit pas ngjarjes, pasi në hotel ka punonjëse pastrimi që merren me këto detyra.

Video

Një 19-vjeçar i identifikuar si Hasanal Arifin u kap nga një orangutan në kopshtin zoologjik Kasang Kulim në Indonezi, pasi kaloi barrierën e sigurisë dhe u afrua pranë kafazit për të filmuar një video. Pamjet e regjistruara tregojnë kafshën duke e tërhequr me forcë të riun nga bluza dhe këmba, ndërsa të pranishmit ndërhynë për ta shpëtuar. Stafi i kopshtit zoologjik e kritikoi veprimin për shkelje të rregullave dhe provokim të kafshës, ndërsa nga incidenti nuk pati të lënduar. Pas publikimit të videos, 19-vjeçari kërkoi falje publike për kapërcimin e distancës së sigurisë.

Një motoçiklist në Kolumbi përfundoi brenda një autobusi pasi me sa duket u përpoq të kalonte një kryqëzim me shpejtësi të madhe. Pamjet e CCTV tregojnë atë duke u ngjitur pa ndihmuar dhe duke u larguar, duke lënë motoçikletën pas.

Si e nisi e bitisi.

Shpëtimtarja iku, sepse tani e kërkon bota. Evis Sala erdhi me modernizim, digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe premtimin për fuqizimin e Onkologjikut. Një vit më pas, ajo largohet për angazhime ndërkombëtare. Ndërsa pacientëve u mbetet të zbulojnë se ku janë “hapat e rëndësishëm” që u hodhën. Ndoshta nuk dimë t’i shohim. Ndoshta duhet inteligjencë artificiale. Tani mbetet vetëm pyetja: kush do ta bëjë të pamundurën të mundur për Onkologjikun?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme