Opinion 2 September 2026, 15:05 Nga VNA

Trajnimi në Shqiperi për Holokaustin nga Izraeli. Cinizmi i një shteti nën akuzë për gjenocid

Ndaje në Whatsapp
Trajnimi në Shqiperi për Holokaustin nga Izraeli. Cinizmi i një

Nga Redi Shehu


Së fundmi, Izraeli, përmes ambasadores së tij në Tiranë, ka nisur një trajnim për një grup mësuesish shqiptarë, me fokus edukimin për Holokaustin dhe luftën kundër antisemitizmit. Cinizëm më të madh se ky, në mesin e një gjenocidi që vazhdon sot e kësaj dite në Palestinë, vetëm politika izraelite mund të prodhojë.

Së pari, Shqipëria është ndoshta vendi që ka më pak nevojë të trajnohet për antisemitizëm dhe Holokaust nga përfaqësuesit politikë të Izraelit. Neve nuk na duhet një narrativë e importuar politike për të na treguar se çfarë është antisemitizmi, sepse ishim ne që i dhamë botës një leksion të rrallë se si tjetri nuk dorëzohet, nuk tradhtohet dhe nuk pritet në besë. Në këtë pikë, ne nuk jemi nxënës. Ne jemi vetë historia.

Problemi nuk është edukimi për Holokaustin. Ai është i domosdoshëm. Problemi është kush e merr përsipër ta japë këtë edukim dhe me çfarë qëllimi politik. Ambasadorja e Izraelit nuk është një institucion akademik i pavarur. Ajo përfaqëson një shtet dhe një politikë që sot përdor shpesh narrativën e Holokaustit për të legjitimuar, relativizuar ose mbuluar tragjedinë palestineze; për ta bërë atë pa kujtesë, pa fytyra dhe pa histori.

Së dyti, ka institucione ndërkombëtare, universitete, profesorë, qendra kërkimore dhe institucione arsimore shtetërore që mund të zhvillojnë trajnime serioze, profesionale dhe të pavarura mbi Holokaustin dhe antisemitizmin. Një temë kaq e rëndësishme nuk mund t’i delegohet politikisht një shteti të vetëm, aq më pak një shteti që sot është palë në një konflikt brutal dhe subjekt i akuzave ndërkombëtare për shkelje të Konventës së Gjenocidit.

Si mundet që shteti shqiptar t’i delegojë një përfaqësie politike autoritetin mbi narrativën e një prej krimeve më të mëdha të historisë njerëzore? Çfarë mund të trajnojnë përfaqësuesit e një shteti që, prej dekadash, ka ndërtuar mbi palestinezët një realitet të përbërë nga aparteidi, masakrat dhe dëbimi sistematik?

Së treti, si mund ta bëjnë vetë përfaqësuesit izraelitë, gjatë këtij trajnimi, dallimin e domosdoshëm mes Holokaustit si tragjedi historike dhe politikave të sotme mizore të shtetit të Izraelit? A po mësohen mësuesit shqiptarë të kuptojnë historinë, apo po u jepet një shabllon i gatshëm politik? A po ndërtohet metodologji historike, apo po shpërndahet një narrativë ku kujtesa e viktimës përdoret për të mbuluar dhunën e sotme të shtetit?

Kjo është deri diku njësoj sikur ambasada ruse të financonte dhe të trajnonte mësuesit shqiptarë mbi historinë e Ukrainës. Ose sikur ambasadorja serbe në Tiranë të udhëhiqte trajnimin e mësuesve tanë mbi historinë e Kosovës. Në të dyja rastet, problemi do të ishte i qartë: pala politike nuk mund të vendosë vetë kornizën historike të krimit ku ajo është e përfshirë.

Pikërisht për këtë arsye, një shtet si Izraeli, që është subjekt para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për akuzën e shkeljes së Konventës së Gjenocidit, nuk duhet të trajnojë mësuesit e një shteti tjetër mbi kujtesën, viktimat dhe urrejtjen. Ai duhet të përballet me përgjegjësinë e vet politike dhe juridike.

Holokausti nuk duhet të përdoret si instrument diplomatik për të heshtur krimet e sotme. Kujtesa e hebrenjve të vrarë nga nazizmi nuk mund të shërbejë si mburojë për vuajtjen palestineze. Dhe Shqipëria, një vend që në momentin më të errët të Europës zgjodhi të mbronte hebrenjtë, nuk ka pse të pranojë leksione politike nga një shtet që sot po shkel parimet bazë mbi të cilat ekziston shoqëria njerëzore.

Video

Një 19-vjeçar i identifikuar si Hasanal Arifin u kap nga një orangutan në kopshtin zoologjik Kasang Kulim në Indonezi, pasi kaloi barrierën e sigurisë dhe u afrua pranë kafazit për të filmuar një video. Pamjet e regjistruara tregojnë kafshën duke e tërhequr me forcë të riun nga bluza dhe këmba, ndërsa të pranishmit ndërhynë për ta shpëtuar. Stafi i kopshtit zoologjik e kritikoi veprimin për shkelje të rregullave dhe provokim të kafshës, ndërsa nga incidenti nuk pati të lënduar. Pas publikimit të videos, 19-vjeçari kërkoi falje publike për kapërcimin e distancës së sigurisë.

Një motoçiklist në Kolumbi përfundoi brenda një autobusi pasi me sa duket u përpoq të kalonte një kryqëzim me shpejtësi të madhe. Pamjet e CCTV tregojnë atë duke u ngjitur pa ndihmuar dhe duke u larguar, duke lënë motoçikletën pas.

Si e nisi e bitisi.

Shpëtimtarja iku, sepse tani e kërkon bota. Evis Sala erdhi me modernizim, digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe premtimin për fuqizimin e Onkologjikut. Një vit më pas, ajo largohet për angazhime ndërkombëtare. Ndërsa pacientëve u mbetet të zbulojnë se ku janë “hapat e rëndësishëm” që u hodhën. Ndoshta nuk dimë t’i shohim. Ndoshta duhet inteligjencë artificiale. Tani mbetet vetëm pyetja: kush do ta bëjë të pamundurën të mundur për Onkologjikun?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme