Sociale 2 September 2026, 22:23 Nga VNA

Skandali me dy tenderat e Bashkisë Tiranë: Si u shpërblye me 8.2 mln euro kompania e Gëzim Ismailit, njeriu që SPAK e lidh me “Grupin Aruba”

Ndaje në Whatsapp

ChatGPT Image Sep 2, 2026, 10_23_14 PM.png

Mbi gërmadhat e Kombinatit, ku banorët vazhdojnë të vuajnë plagët e pluhurit, pritjes dhe premtimeve të zgjatura të Rindërtimit, miliona euro nga taksat e qytetarëve po rrjedhin drejt duarve të gabuara, me firmën e vetë Bashkisë së Tiranës. Në fillim të kësaj jave, institucioni më i madh vendor në vend ka shpallur fituesit për dy tendera me vlerë totale prej 760 milionë lekësh, ose rreth 8.2 milionë euro, për ndërtimin e dy pallateve të reja në këtë zonë. Por prapa dokumenteve zyrtare fshihet një skandal i rëndë që prek drejtpërdrejt sigurinë, etikën dhe ligjshmërinë e tenderave publikë.

Fituese për të dyja objektet është shpallur kompania “Erald-G” sh.p.k., në bashkim operatorësh me “NIKA” sh.p.k. Pronari i “Erald-G”, Gëzim Ismaili, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Prokuroria e Posaçme e akuzon Ismailin se ka kryer veprime të shumta financiare për të fshehur e pastruar paratë e pista të Luçiano Koçekut, i konsideruar si koka e klanit të rrezikshëm të narko-trafikut të njohur si “Grupi Aruba”.

Në qershor të këtij viti, prokurorët kërkuan zyrtarisht arrest shtëpie për Ismailin, me arsyetimin se ai përbënte rrezik të drejtpërdrejtë për të vazhduar aktivitetin kriminal të pastrimit të parave. Megjithatë, Bashkia e Tiranës i ka injoruar tërësisht këto detaje mbi personalitetin e tij, duke e shpërblyer kompaninë në fjalë me miliona euro nga paratë e publikut dhe jo me një, por me dy tendera.

Përveç hijes së krimit të organizuar, edhe vetë procedura e ndjekur ngre dyshime të forta për favorizim të pastër dhe garë të paracaktuar. Në të dyja procedurat, kompanitë fituese nuk kishin ofertën më ekonomike, por pavarësisht kësaj janë shpallur fituese nga autoriteti kontraktues.

Për ndërtimin e godinës numër 10, me një fond limit prej 288 milionë lekësh ose rreth 3 milionë euro, kishin shfaqur interes 11 kompani.

Tender 1.PNG

Në garë ishte oferta dukshëm më ekonomike e bashkimit të operatorëve “Ed Konstruksion”, “O.B.Konstruksion” dhe “Zenit&Co” me vlerën 210.5 milionë lekë. Kjo ofertë ishte rreth 23 milionë lekë, ose rreth 200 mijë euro, më pak se ajo e fituesit, por Bashkia e Tiranës e kaloi në heshtje dhe zgjodhi ofertën prej 233.8 milionë lekësh të bashkimit “NIKA” & “ERALD-G”, pa dhënë asnjë arsyetim publik për refuzimin e ofertës më të lirë.

tender 11.PNGTender 1111.PNG

E njëjta skemë u përsërit edhe në tenderin e dytë për ndërtimin e godinës numër 11, me fond limit 471 milionë lekë ose rreth 5 milionë euro. Nga 9 operatorë ekonomikë në garë, 5 u skualifikuan dhe fitues u shpall përsëri i njëjti bashkim operatorësh me ofertën prej 372.3 milionë lekësh.

Tender 2.PNGok

Mes të skualifikuarve kishte kompani që kërkuan dukshëm më pak para publike për të njëjtën punë, si kompania “CURRI” sh.p.k. me ofertën prej 271.3 milionë lekësh, rreth 1 milion euro më pak se fituesi, dhe “PEPA GROUP” me ofertën 362.9 milionë lekë.

Curri.PNGPEpa.PNG

Në të dyja rastet, matematika e garës publike u përmbys dhe fituan ata që kërkuan më shumë para.

Rrënja e këtij skandali i ka fillimet te goditja e bujshme e 10 qershorit 2026, kur SPAK njoftoi se kishin lëshuar rreth 20 urdhër-arreste për grupin kriminal që transportonte lëndë të forta narkotike nga Amerika Latina drejt Europës. Emra si Luçiano Koçeku dhe Artur Shehu dyshohet se kishin derdhur qindra milionë euro të këtij trafiku në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Grupi mori emrin “Aruba” nga takimet që krerët zhvillonin në ishullin e Karaibeve, ku sipas dosjes së mbërritur nga autoritetet e Belgjikës, merrnin pjesë edhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare.

Sot, ndërsa SPAK nuk ka dhënë asnjë detaj dhe nuk ka lëshuar asnjë masë sigurimi për zyrtarët e lartë të përfshirë në ato dosje, paratë e dyshuara si të pista po gjejnë rrugën drejt tenderave publikë me firmën e zyrtarëve vendorë. Për banorët e Kombinatit, rindërtimi mbetet një ëndërr e pezulluar mes pluhurit, ndërsa për klanet e dyshuara kriminale dhe zyrtarët që i mbështesin, ai është kthyer në një biznes milionash që nuk ndalet përballë asnjë ligji.

Video

Një 19-vjeçar i identifikuar si Hasanal Arifin u kap nga një orangutan në kopshtin zoologjik Kasang Kulim në Indonezi, pasi kaloi barrierën e sigurisë dhe u afrua pranë kafazit për të filmuar një video. Pamjet e regjistruara tregojnë kafshën duke e tërhequr me forcë të riun nga bluza dhe këmba, ndërsa të pranishmit ndërhynë për ta shpëtuar. Stafi i kopshtit zoologjik e kritikoi veprimin për shkelje të rregullave dhe provokim të kafshës, ndërsa nga incidenti nuk pati të lënduar. Pas publikimit të videos, 19-vjeçari kërkoi falje publike për kapërcimin e distancës së sigurisë.

Një motoçiklist në Kolumbi përfundoi brenda një autobusi pasi me sa duket u përpoq të kalonte një kryqëzim me shpejtësi të madhe. Pamjet e CCTV tregojnë atë duke u ngjitur pa ndihmuar dhe duke u larguar, duke lënë motoçikletën pas.

Si e nisi e bitisi.

Shpëtimtarja iku, sepse tani e kërkon bota. Evis Sala erdhi me modernizim, digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe premtimin për fuqizimin e Onkologjikut. Një vit më pas, ajo largohet për angazhime ndërkombëtare. Ndërsa pacientëve u mbetet të zbulojnë se ku janë “hapat e rëndësishëm” që u hodhën. Ndoshta nuk dimë t’i shohim. Ndoshta duhet inteligjencë artificiale. Tani mbetet vetëm pyetja: kush do ta bëjë të pamundurën të mundur për Onkologjikun?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme