Sociale 1 September 2026, 15:27 Nga VNA

Dy persona humbën jetën në Vaun e Dejës nga mungesa e urgjencës, ministrja Sala vijon të “shkëlqejë” me tituj personal

Ndaje në Whatsapp

ChatGPT Image Sep 1, 2026, 03_27_37 PM.png

Familjarët e dy personave që humbën jetën tragjikisht në Karmë të Vaut të Dejës, së bashku me banorë të zonës, janë ngritur në protestë përpara qendrës shëndetësore lokale. Revoltës së tyre i ulëret një e vërtetë e dhimbshme, qw wshtw mungesa e dhënies së ndihmës së parë, mungesa e stafit mjekësor, mungesa e autoambulancave dhe mungesë e qendrës shëndetësore.

Ngjarja e rëndë mori jetën e Gjokë Dedës, 46 vjeç, me profesion elektricist, dhe Sokol Prekës, 40 vjeç, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja. Të dy ranë në kontakt me rrymën elektrike gjatë punimeve në rrjet, duke ndërruar jetë njëri në vendngjarje dhe tjetri pak minuta më vonë.

Por ndërsa në Vau i Dejës protestohet mbi tragjedi njerëzore dhe familjet vajtojnë për mungesën e një ambulance apo të një mjeku të vetëm, Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, vazhdon të shijojë lartësitë e Olimpit ku e ka vendosur veten. E renditur së fundmi në listat e mjekëve më të mirë në botë për tumoret, zonjës Sala me siguri i duhet të bëjë një sforcim të madh mendor për të zbritur te këto probleme krejt banale të tokës. Duhet të jetë vërtet e vështirë të kuptosh se në Shqipëri njerëzit ndërrojnë jetë rrugëve sepse mungon një autoambulancë apo një qendër shëndetësore funksionale, kur nga lartësitë e shkencës elitare ndërkombëtare gjërat duken aq bukur e me shkëlqim.

Ndoshta do të duhej që ndonjë sekretare guximtare në ministri ta marrë mënjanë zonjën ministre e t'i pëshpërisë lehtë se në këtë vend ekzistojnë edhe hallë të tilla. Sepse ndërsa statistikat e suksesit personal të ministres shkëlqejnë nëpër lajme, realiteti i dhimbshëm i Vaut të Dejës të kujton se sa mbrapa mbetet shëndetësia shqiptare.

Video

Një 19-vjeçar i identifikuar si Hasanal Arifin u kap nga një orangutan në kopshtin zoologjik Kasang Kulim në Indonezi, pasi kaloi barrierën e sigurisë dhe u afrua pranë kafazit për të filmuar një video. Pamjet e regjistruara tregojnë kafshën duke e tërhequr me forcë të riun nga bluza dhe këmba, ndërsa të pranishmit ndërhynë për ta shpëtuar. Stafi i kopshtit zoologjik e kritikoi veprimin për shkelje të rregullave dhe provokim të kafshës, ndërsa nga incidenti nuk pati të lënduar. Pas publikimit të videos, 19-vjeçari kërkoi falje publike për kapërcimin e distancës së sigurisë.

Një motoçiklist në Kolumbi përfundoi brenda një autobusi pasi me sa duket u përpoq të kalonte një kryqëzim me shpejtësi të madhe. Pamjet e CCTV tregojnë atë duke u ngjitur pa ndihmuar dhe duke u larguar, duke lënë motoçikletën pas.

Si e nisi e bitisi.

Shpëtimtarja iku, sepse tani e kërkon bota. Evis Sala erdhi me modernizim, digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe premtimin për fuqizimin e Onkologjikut. Një vit më pas, ajo largohet për angazhime ndërkombëtare. Ndërsa pacientëve u mbetet të zbulojnë se ku janë “hapat e rëndësishëm” që u hodhën. Ndoshta nuk dimë t’i shohim. Ndoshta duhet inteligjencë artificiale. Tani mbetet vetëm pyetja: kush do ta bëjë të pamundurën të mundur për Onkologjikun?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme