Sociale 1 September 2026, 09:40 Nga VNA

Nga Mjekësia pa asnjë vend të lirë te Shëndeti Publik me vetëm 2 regjistrime, degët më të lakmuara dhe më të braktisura të Mjekësisë

Ndaje në Whatsapp


Universiteti i Mjekësisë në Tiranë mbyll fazën e 3-të të Raundit I: Plotësohen 60% e kuotave totale, e gjithë Mjekësia e Përgjithshme e ezauruar

Në përfundim të fazës së 3-të (nga 7 faza të planifikuara) për Raundin e Parë të regjistrimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, janë konsumuar 60% e kuotave të përgjithshme.

Sipas të dhënave zyrtare, nga një total prej 1,646 kuotash të ofruara për këtë vit akademik, janë realizuar 969 regjistrime, ndërsa mbeten ende 677 kuota të lira për fazat në vijim.

Ezaurohet plotësisht Mjekësia e Përgjithshme
Dega më e kërkuar vazhdon të mbetet Mjekësia e Përgjithshme, e cila ka ezauruar 100% të vendeve që në këtë fazë, me 436 regjistrime nga 436 kuota të mundshme. Një interesim jashtëzakonisht të lartë ka shfaqur edhe dega e Stomatologjisë, ku nga 120 kuota totale janë regjistruar 115 studentë (vetëm 5 kuota të lira).

Po ashtu, në Infermeri të Përgjithshme janë plotësuar mbi gjysma e vendeve, me 255 regjistrime nga 383 kuota gjithsej.

Në kontrast me programet me interes të lartë, disa nga degët e tjera të Universitetit të Mjekësisë paraqesin një numër mjaft të ulët regjistrimesh deri në këtë fazë, duke mbetur kryesisht të paplotësuara. Ndër to veçohen Shëndeti Publik dhe Higjenisti Dentar, ku secila ka regjistruar vetëm nga 2 studentë (nga përkatësisht 30 dhe 55 kuota totale), si dhe Teknika Dentare me vetëm 4 të regjistruar nga 50 vende të lira. Gjithashtu, nivele të ulëta preferencialiteti kanë shfaqur edhe degët si Logopedia me 9 regjistrime (nga 45 kuota) dhe Mamia me 12 regjistrime (nga 90 kuota totale), duke lënë kështu pjesën më të madhe të kuotave të tyre në dispozicion për kandidatët në fazat e ardhshme.

Për maturantët që nuk kanë arritur ende të regjistrohen, mbeten edhe 4 faza të tjera brenda Raundit të Parë për të shfrytëzuar 677 kuotat e mbetura të lira në programet e ndryshme të Mjekësisë.

Video

Një 19-vjeçar i identifikuar si Hasanal Arifin u kap nga një orangutan në kopshtin zoologjik Kasang Kulim në Indonezi, pasi kaloi barrierën e sigurisë dhe u afrua pranë kafazit për të filmuar një video. Pamjet e regjistruara tregojnë kafshën duke e tërhequr me forcë të riun nga bluza dhe këmba, ndërsa të pranishmit ndërhynë për ta shpëtuar. Stafi i kopshtit zoologjik e kritikoi veprimin për shkelje të rregullave dhe provokim të kafshës, ndërsa nga incidenti nuk pati të lënduar. Pas publikimit të videos, 19-vjeçari kërkoi falje publike për kapërcimin e distancës së sigurisë.

Një motoçiklist në Kolumbi përfundoi brenda një autobusi pasi me sa duket u përpoq të kalonte një kryqëzim me shpejtësi të madhe. Pamjet e CCTV tregojnë atë duke u ngjitur pa ndihmuar dhe duke u larguar, duke lënë motoçikletën pas.

Si e nisi e bitisi.

Shpëtimtarja iku, sepse tani e kërkon bota. Evis Sala erdhi me modernizim, digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe premtimin për fuqizimin e Onkologjikut. Një vit më pas, ajo largohet për angazhime ndërkombëtare. Ndërsa pacientëve u mbetet të zbulojnë se ku janë “hapat e rëndësishëm” që u hodhën. Ndoshta nuk dimë t’i shohim. Ndoshta duhet inteligjencë artificiale. Tani mbetet vetëm pyetja: kush do ta bëjë të pamundurën të mundur për Onkologjikun?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme