Sociale 1 September 2026, 09:27 Nga VNA

Mbikalimi i Kasharit/ Nga sot deri më 3 shtator bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, kufizime nga ora 23:00 deri në 05:00

Ndaje në Whatsapp
Mbikalimi i Kasharit/ Nga sot deri më 3 shtator bllokohet gjatë

Autostrada Tiranë-Durrës do të bllokohet përkohësisht në të dyja drejtimet për tre net radhazi, për shkak të punimeve që po zhvillohen në një prej akseve më të ngarkuara të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se kufizimi i qarkullimit do të zbatohet gjatë orëve të natës, nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Bllokimi lidhet me vijimin e punimeve për projektin e zgjerimit të Superstradës Tiranë-Durrës, në kuadër të Fazës III. Gjatë këtij intervali do të realizohet montimi i trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit, ndërhyrje që kërkon ndërprerjen e përkohshme të trafikut.

Për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë mes Tiranës dhe Durrësit, qarkullimi do të devijohet në rrugët dytësore gjatë gjithë kohës që autostrada do të jetë e mbyllur.

Një skemë e veçantë devijimi është parashikuar për mjetet e tonazhit të rëndë. Kamionët do të orientohen në rrugë alternative që në nyjën e hyrjes së kryeqytetit, për të shmangur krijimin e radhëve pranë zonës ku po kryhen punimet.

Ndërkohë, automjetet që udhëtojnë në drejtim të Rinasit, Shkodrës dhe Kosovës do të orientohen përmes mbikalimit Kashar-Thumanë.

ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe të ndjekin itineraret alternative gjatë orarit të kufizimit të qarkullimit.

Video

Një 19-vjeçar i identifikuar si Hasanal Arifin u kap nga një orangutan në kopshtin zoologjik Kasang Kulim në Indonezi, pasi kaloi barrierën e sigurisë dhe u afrua pranë kafazit për të filmuar një video. Pamjet e regjistruara tregojnë kafshën duke e tërhequr me forcë të riun nga bluza dhe këmba, ndërsa të pranishmit ndërhynë për ta shpëtuar. Stafi i kopshtit zoologjik e kritikoi veprimin për shkelje të rregullave dhe provokim të kafshës, ndërsa nga incidenti nuk pati të lënduar. Pas publikimit të videos, 19-vjeçari kërkoi falje publike për kapërcimin e distancës së sigurisë.

Një motoçiklist në Kolumbi përfundoi brenda një autobusi pasi me sa duket u përpoq të kalonte një kryqëzim me shpejtësi të madhe. Pamjet e CCTV tregojnë atë duke u ngjitur pa ndihmuar dhe duke u larguar, duke lënë motoçikletën pas.

Si e nisi e bitisi.

Shpëtimtarja iku, sepse tani e kërkon bota. Evis Sala erdhi me modernizim, digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe premtimin për fuqizimin e Onkologjikut. Një vit më pas, ajo largohet për angazhime ndërkombëtare. Ndërsa pacientëve u mbetet të zbulojnë se ku janë “hapat e rëndësishëm” që u hodhën. Ndoshta nuk dimë t’i shohim. Ndoshta duhet inteligjencë artificiale. Tani mbetet vetëm pyetja: kush do ta bëjë të pamundurën të mundur për Onkologjikun?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme