Sociale 3 September 2026, 08:24 Nga VNA

Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë

Ndaje në Whatsapp
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e

Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë vit po shfaqen me simptoma më të forta, sipas mjekëve.

Temperatura e lartë ka qenë një nga simptomat kryesore të kësaj viroze, tha mjeku P. Male. Rastet paraqiten gjithashtu me dhimbje kockash, diarre dhe të vjella.

Mjekët raportojnë edhe raste me gastroenterite, ndërsa te një pjesë e të prekurve virozat kanë dhënë prekje edhe në mushkëri që kërkojnë trajtim me antibiotike.

Sipas tyre, virozat që po qarkullojnë aktualisht po shfaqen më agresive krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Më të prekura rezultojnë moshat e mesme dhe të reja, të cilët janë nëmarrëdhënie pune, duke krijuar dhe mungesa tëshumta në institucione. 

Përhapja duket se është më e lartë mes personave që punojnë në zyra dhe në mjedise të tjera ku ka grumbullime njerëzish.

Ndërkohë, personat në moshë më të madhe po e kalojnë virozën me më pak simptoma, sipas vëzhgimeve të mjekëve.

 

Vlora dhe Saranda me incidencën më të lartë të rasteve me diarre

Fluksi i lartë turistik dhe grumbullimet e mëdha të njerëzve gjatë verës përkojnë me një incidencë shumë më të lartë të rasteve me diarre në disa prej destinacioneve kryesore turistike të vendit, veçanërisht në Vlorë dhe Sarandë.

Të dhënat e raportuara nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë për javët 31 dhe 32 të vitit 2026 që i korrespondojnë gjysmës së parë të vitit 2026 tregojnë se Vlora ka diferencën më të madhe me pjesën tjetër të vendit për frekuencën e rasteve të “diarresë pa gjak”.

Në javën e 32-të, në Vlorë incidenca arriti në rreth 115 raste për 10 mijë banorë, nga rreth 108 raste një javë më parë. Niveli është disa herë më i lartë se në shumicën e NJVKSH-ve të tjera të vendit.

Edhe Saranda, një tjetër zonë me përqendrim të lartë të pushuesve gjatë muajve të verës, shfaq një incidencë dukshëm mbi pjesën më të madhe të vendit. Në javën 31 ajo ishte rreth 69 raste për 10 mijë banorë. Të dhënat tregojnë se në javën pasardhëse rastet ranë ndjeshëm.

Përqendrimi i rasteve në dy prej destinacioneve me flukset më të mëdha turistike vjen në një periudhë kur temperaturat e larta dhe grumbullimet e njerëzve krijojnë kushte më të favorshme për përhapjen e virozave dhe infeksioneve gastrointestinale./Monitor

Video

Një 19-vjeçar i identifikuar si Hasanal Arifin u kap nga një orangutan në kopshtin zoologjik Kasang Kulim në Indonezi, pasi kaloi barrierën e sigurisë dhe u afrua pranë kafazit për të filmuar një video. Pamjet e regjistruara tregojnë kafshën duke e tërhequr me forcë të riun nga bluza dhe këmba, ndërsa të pranishmit ndërhynë për ta shpëtuar. Stafi i kopshtit zoologjik e kritikoi veprimin për shkelje të rregullave dhe provokim të kafshës, ndërsa nga incidenti nuk pati të lënduar. Pas publikimit të videos, 19-vjeçari kërkoi falje publike për kapërcimin e distancës së sigurisë.

Një motoçiklist në Kolumbi përfundoi brenda një autobusi pasi me sa duket u përpoq të kalonte një kryqëzim me shpejtësi të madhe. Pamjet e CCTV tregojnë atë duke u ngjitur pa ndihmuar dhe duke u larguar, duke lënë motoçikletën pas.

Si e nisi e bitisi.

Shpëtimtarja iku, sepse tani e kërkon bota. Evis Sala erdhi me modernizim, digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe premtimin për fuqizimin e Onkologjikut. Një vit më pas, ajo largohet për angazhime ndërkombëtare. Ndërsa pacientëve u mbetet të zbulojnë se ku janë “hapat e rëndësishëm” që u hodhën. Ndoshta nuk dimë t’i shohim. Ndoshta duhet inteligjencë artificiale. Tani mbetet vetëm pyetja: kush do ta bëjë të pamundurën të mundur për Onkologjikun?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme