
Atentat në Mirditë. Ngjarja ndodhi në fshatin Ndërfushas dhe viktima është identifikuar si Viktor Bardhi. Pas ngjarjes, policia gjeti të djegur automjetin e përdorur në krim. Nga të dhënat e para rezulton se në ngjarje janë përfshirë të paktën 3 persona.
Policia është duke mbledhur dëshmitë e para nga vendngjarja, si dhe po sekuestron kamerat e sigurisë, për të ndërtuar dinamikën e krimit, por edhe me shpresën për të rënë në gjurmët e autorëve.
Viktima, Viktor Bardhi, rezulton të jetë vëllai i Martin Bardhit, i cili u qëllua për vdekje në 2023 po në Mirditë për motive hakmarrjeje, për shkak se dyshohej se ishte përfshirë në vrasjen e Saimir Recit. Pas Martin Bardhit, në Vlorë u qëllua për vdekje edhe nipi i Viktor e Martin Bardhit, Kristian Marku. Fiset Bardhi e Reci janë në përplasje prej kohësh.

Në foto Martin Bardhi
Njoftimi
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.






















