Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e biznesmenit Ilir Shtufi për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Shtufi ndodhet i arrestuar në Greqi për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë, por avokatët bënë përpjekjet e tyre për zbutjen e masës. Biznesmeni i disa kullave të larta në Tiranë, akuzohet në kuadër të dosjes së bujshme Aruba, për pastrimin e parave të trafikut të kokainës të grupit kriminal të drejtuar nga Artur alias Luciano Koceku. Në kuadër të së njëjtës dosje është shpallur në kërkim edhe Artur Shehu, një prej emrave më kontroversë të botës së krimit.





















