Sociale 2 September 2026, 21:58 Nga VNA

Rënia e Euros nuk ndalet as në shtator, kursi drejt kufirit të 92 lekëve

Ndaje në Whatsapp

1111.jpg

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun nuk po e ndal rënien as në ditët e para të shtatorit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 92.16 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Që nga fillimi i këtij viti, kursi i Euros ka rënë me 4.8%, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 5.8%.

Viti 2026 po thellon më tej një tendencë rënëse afatgjatë të kursit të këmbimit. Nw dekadën e fundit, kursi Euro-Lek ka rënë me 27%.

Sipas agjentëve të këmbimit, oferta e valutës në treg ngelet e lartë, në vijim të një sezoni turistik që duket se ka qenë i bollshëm në flukse valutore hyrëse.

Duke qenë se kursi i Euros ngelet referues edhe për këmbimin me valutat e tjera, Leku po qëndron pranë pozitave më të forta historike edhe kundrejt shumicës së valutave kryesore.

Me bazë vjetore, Leku është forcuar me 5.3% ndaj Dollarit Amerikan, me 4.6% ndaj Paundit Britanik dhe me 6.4% ndaj Frangës Zvicerane.

Presioni nënçmues mbi Euron dhe valutat e tjera të huaja këtë vit duket të jetë forcuar ndjeshëm, aq sa edhe ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor kanë një ndikim më të dobët mbi ecurinë e kursit.

Shifrat e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë janë bërë publike vetëm deri në fund të tremujorit të parë, kur u blenë afërsisht 140 milionë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Shifrat e periudhës në vazhdin nuk janë bërë ende publike, por mbështetur në vlerësime të tërthorta analistët e tregut besojnë se blerjet janë rritur më tej krahasuar me të njëjtat periudha të dy viteve të mëparshme. Më herët, në periudhën 2024-2025, Banka Qendrore pati tërhequr më shumë se dy miliardë euro nga tregu, në përpjekjet e saj për ta ngadalësuar forcimin e monedhës vendase.

Banka e Shqipërisë e shpjegon forcimin e Lekut kryesisht me përmirësimin e vazhdueshëm të Bilancit të Pagesave. Statistikat treguan se për tremujorin e parë të vitit deficiti i llogarisë korrente u tkurr në 228 milionë euro, në rënie me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, investimet e huaja direkte arritën vlerën e 404 milionë eurove, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Ato u rritën me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Bankës Qendrore, analiza e kombinuar e të dhënave të tregut valutor dhe atyre të bilancit të pagesave deri në tremujorin e parë rikonfirmoi lidhjen e ngushtë ndërmjet vëllimeve të tregtimit në tregun valutor dhe flukseve të shkëmbimeve të mallrave e shërbimeve me jashtë.

Nga ana tjetër, politika e ndjekur nga qeveria shqiptare në vitet e fundit, me suficite të mëëdha buxhetore në pjesën dërrmuese të vitit, besohet se po ushtron një ndikim shtesë në forcimin e Lekut. Për 7-mujorin 2027, buxheti ishte në suficit në vlerën e 50.7 miliardë lekëve, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përtej faktorëve, forcimi i vazhdueshëm i Lekut po rrezikon të bëhet një problem për ekonominë shqiptare, për shkak të efektit negativ që po ushtron mbi sektorët eksportues të mallrave dhe shërbimeve dhe në përgjithësi për të gjithë sektorët prodhues të ekonomisë, që përballen me një konkurrencë në rritje nga importet që Leku i fortë po i bën më të lira./Monitor.al/

222.png333.png

Video

Një 19-vjeçar i identifikuar si Hasanal Arifin u kap nga një orangutan në kopshtin zoologjik Kasang Kulim në Indonezi, pasi kaloi barrierën e sigurisë dhe u afrua pranë kafazit për të filmuar një video. Pamjet e regjistruara tregojnë kafshën duke e tërhequr me forcë të riun nga bluza dhe këmba, ndërsa të pranishmit ndërhynë për ta shpëtuar. Stafi i kopshtit zoologjik e kritikoi veprimin për shkelje të rregullave dhe provokim të kafshës, ndërsa nga incidenti nuk pati të lënduar. Pas publikimit të videos, 19-vjeçari kërkoi falje publike për kapërcimin e distancës së sigurisë.

Një motoçiklist në Kolumbi përfundoi brenda një autobusi pasi me sa duket u përpoq të kalonte një kryqëzim me shpejtësi të madhe. Pamjet e CCTV tregojnë atë duke u ngjitur pa ndihmuar dhe duke u larguar, duke lënë motoçikletën pas.

Si e nisi e bitisi.

Shpëtimtarja iku, sepse tani e kërkon bota. Evis Sala erdhi me modernizim, digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe premtimin për fuqizimin e Onkologjikut. Një vit më pas, ajo largohet për angazhime ndërkombëtare. Ndërsa pacientëve u mbetet të zbulojnë se ku janë “hapat e rëndësishëm” që u hodhën. Ndoshta nuk dimë t’i shohim. Ndoshta duhet inteligjencë artificiale. Tani mbetet vetëm pyetja: kush do ta bëjë të pamundurën të mundur për Onkologjikun?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme