Sociale 1 September 2026, 10:16 Nga VNA

Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë të maternitetit të Pogradecit

Ndaje në Whatsapp
Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë

Tre mjekë të maternitetit të Pogradecit janë vënë nën hetim pas vdekjes së Marjana Karolina Bunajt, 36-vjeçares që ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 30 gushtit 2026, kur 36-vjeçarja u paraqit në maternitetin e Pogradecit në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Sipas Policisë, ajo u ekzaminua nga tre mjekët e maternitetit dhe më pas u vendos që të transportohej me autoambulancë drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Gjatë rrugës, gjendja shëndetësore e gruas u përkeqësua, ndaj autoambulanca ndryshoi destinacion dhe u drejtua për në maternitetin e spitalit të Elbasanit. Me mbërritjen në spital, u konstatua se 36-vjeçarja kishte humbur jetën.

Pas ngjarjes, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurorinë e Korçës, ku nisi procedimi penal ndaj tre mjekëve që kishin ekzaminuar gruan.

Nën hetim janë Blerta Delijani, 35 vjeçe, banuese në Elbasan, Anri Topi, 40 vjeç, dhe Saimir Çela, 34 vjeç, të dy banues në Pogradec.

Procedimi ndaj tyre ka nisur për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, ndërsa Prokuroria e Korçës do të vijojë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të vdekjes së 36-vjeçares dhe nëse ka pasur përgjegjësi në trajtimin mjekësor të saj.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe, banuese në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit.

Mbrëmjen e datës 30.08.2026, është paraqitur në maternitetin e Pogradecit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtetasja M. K., 36 vjeçe, 7 muajshe shtatzënë. Pas ekzaminimit nga këta tre mjekë, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë, për ndihmë mjekësore të specializuar në një maternitet në Tiranë, por duke qenë se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë rrugës, ajo është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku u konstatua se kishte humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Video

Një 19-vjeçar i identifikuar si Hasanal Arifin u kap nga një orangutan në kopshtin zoologjik Kasang Kulim në Indonezi, pasi kaloi barrierën e sigurisë dhe u afrua pranë kafazit për të filmuar një video. Pamjet e regjistruara tregojnë kafshën duke e tërhequr me forcë të riun nga bluza dhe këmba, ndërsa të pranishmit ndërhynë për ta shpëtuar. Stafi i kopshtit zoologjik e kritikoi veprimin për shkelje të rregullave dhe provokim të kafshës, ndërsa nga incidenti nuk pati të lënduar. Pas publikimit të videos, 19-vjeçari kërkoi falje publike për kapërcimin e distancës së sigurisë.

Një motoçiklist në Kolumbi përfundoi brenda një autobusi pasi me sa duket u përpoq të kalonte një kryqëzim me shpejtësi të madhe. Pamjet e CCTV tregojnë atë duke u ngjitur pa ndihmuar dhe duke u larguar, duke lënë motoçikletën pas.

Si e nisi e bitisi.

Shpëtimtarja iku, sepse tani e kërkon bota. Evis Sala erdhi me modernizim, digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe premtimin për fuqizimin e Onkologjikut. Një vit më pas, ajo largohet për angazhime ndërkombëtare. Ndërsa pacientëve u mbetet të zbulojnë se ku janë “hapat e rëndësishëm” që u hodhën. Ndoshta nuk dimë t’i shohim. Ndoshta duhet inteligjencë artificiale. Tani mbetet vetëm pyetja: kush do ta bëjë të pamundurën të mundur për Onkologjikun?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme