Sociale 1 September 2026, 17:44 Nga VNA

Në Tropojë, çdo tender i bashkisë përfundon te kushëriri i Rexhë Byberit: Skualifikohen ofertat më të lira, qeveri dhe SPAK heshtin

Ndaje në Whatsapp

ChatGPT Image Sep 1, 2026, 05_42_17 PM.png

Në Bashkinë e Tropojës, paratë publike duket se kanë gjetur një adresë të përhershme. Nuk ka më rëndësi nëse vijnë nga taksat e qytetarëve apo nga fondet e emergjencave civile, të destinuara për mbrojtjen e jetës dhe banesave të njerëzve. Në administrimin e kryebashkiakut Rexhë Byberi, çdo qindarkë që kalon nga bashkia duket se ndjek të njëjtën rrugë, përfundon te kompania e djalit të xhaxhait të tij, Bashkim Byberi.

Në fund të gushtit, Bashkia e Tropojës mbylli procedurën e tenderit për stabilizimin e terrenit dhe mbrojtjen e banesave nga rreziku i shembjes dhe rrëshqitjes së dheut në fshatrat Gri dhe Dojan. Projekti synon mbrojtjen e tre familjeve nga rreziku i menjëhershëm i shembjes së masiveve të dheut dhe është financuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me një fond prej 68 milionë lekësh të vjetra, rreth 74 mijë euro.

tender 1.PNG

Por edhe një fond emergjence, i dhënë për të shmangur një rrezik konkret për qytetarët, nuk i ka shpëtuar skemës së njohur të përzgjedhjes familjare. Për drejtuesit e Bashkisë së Tropojës, prioritet nuk duket se ka qenë kursimi i parave publike apo gara e ndershme, por shpallja fituese e kompanisë së preferuar.

Në procedurën e prokurimit morën pjesë katër kompani. Si edhe në raste të mëparshme, skenari u përsërit pothuajse i pandryshuar: Rexhë Byberi skualifikoi dy ofertat më ekonomike, duke i hapur rrugë shpalljes fituese të kompanisë “Vllaznimi” sh.p.k, në pronësi të kushëririt të tij.

tender 2@.PNG

Subjekti “ASI INVEST” kishte ofruar ta realizonte punën me 9 milionë lekë të vjetra më pak se fituesi, ndërsa kompania “DRINI-1” kishte paraqitur një ofertë rreth 2 milionë lekë më të ulët. Por në “çifligun” e Byberit, logjika e kursimit të fondeve publike duket se nuk ka asnjë peshë. As oferta më e mirë, as kriteret ligjore dhe as parimi i garës nuk vlejnë kur në procedurë hyn kompania e familjes.

Kjo seri tenderash nuk mund të lexohet më si rastësi. Vetëm një ditë më parë, VNA denoncoi një tjetër rast flagrant, ku Byberi jo vetëm skualifikoi gjashtë oferta më të lira, por refuzoi hapur të zbatojë tre vendime radhazi të Komisionit të Prokurimit Publik dhe një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Administrativ, vetëm që tenderi i rrugës t’i shkonte të njëjtit kushëri.

Ajo që e bën këtë histori edhe më të rëndë është heshtja e institucioneve. Shkelja e hapur e ligjit për konfliktin e interesit dhe cenimi i garave publike po kthehen në normalitet në Tropojë, ndërsa SPAK dhe Prokuroria duket se kanë zgjedhur të qëndrojnë spektatorë. Të njëjtën heshtje po mban edhe qeveria qendrore, e cila nuk ka treguar asnjë interes për të monitoruar apo ndalur kthimin e Bashkisë së Tropojës në një pronë private të Rexhë Byberit.

Përballë kësaj amullie institucionale, VNA do të vijojë të bëjë detyrën e saj: të denoncojë me emër, me dokumente dhe me shifra çdo abuzim me paratë publike, deri ditën kur drejtësia dhe qeveria të vendosin të zgjohen.

Video

Një 19-vjeçar i identifikuar si Hasanal Arifin u kap nga një orangutan në kopshtin zoologjik Kasang Kulim në Indonezi, pasi kaloi barrierën e sigurisë dhe u afrua pranë kafazit për të filmuar një video. Pamjet e regjistruara tregojnë kafshën duke e tërhequr me forcë të riun nga bluza dhe këmba, ndërsa të pranishmit ndërhynë për ta shpëtuar. Stafi i kopshtit zoologjik e kritikoi veprimin për shkelje të rregullave dhe provokim të kafshës, ndërsa nga incidenti nuk pati të lënduar. Pas publikimit të videos, 19-vjeçari kërkoi falje publike për kapërcimin e distancës së sigurisë.

Një motoçiklist në Kolumbi përfundoi brenda një autobusi pasi me sa duket u përpoq të kalonte një kryqëzim me shpejtësi të madhe. Pamjet e CCTV tregojnë atë duke u ngjitur pa ndihmuar dhe duke u larguar, duke lënë motoçikletën pas.

Si e nisi e bitisi.

Shpëtimtarja iku, sepse tani e kërkon bota. Evis Sala erdhi me modernizim, digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe premtimin për fuqizimin e Onkologjikut. Një vit më pas, ajo largohet për angazhime ndërkombëtare. Ndërsa pacientëve u mbetet të zbulojnë se ku janë “hapat e rëndësishëm” që u hodhën. Ndoshta nuk dimë t’i shohim. Ndoshta duhet inteligjencë artificiale. Tani mbetet vetëm pyetja: kush do ta bëjë të pamundurën të mundur për Onkologjikun?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme