Sociale 1 September 2026, 10:37 Nga VNA

Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki

Kamza është bashkia më e urbanizuar në Shqipëri, me 99% të popullsisë që jeton në vendbanime të klasifikuara si urbane, ndërsa Tirana renditet e dyta me 93,2% dhe Durrësi e treta me 84,5%.

Në skajin tjetër, një pjesë e madhe e bashkive rezultojnë pa një bërthamë urbane që plotëson kriteret ndërkombëtare të klasifikimit me rreth 5 mijë banorë

Renditja del nga Raporti Përfundimtar për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, i cili përdor metodologjinë DEGURBA dhe të dhënat e Censit 2023 për të matur strukturën reale të vendbanimit në secilën bashki.

Pas Kamzës, Tiranës dhe Durrësit, normat më të larta të urbanizimit regjistrohen në Vlorë, me 81%, Sarandë, me 78,6%, Gjirokastër, me 76,4%, Korçë, me 76,1% dhe Shkodër, me 74,2%.

Edhe Berati, Kuçova dhe Elbasani kanë mbi 70% të popullsisë në vendbanime urbane, ndërsa Vora arrin 64%, Shijaku 62,6% dhe Pogradeci 59,1%.

Tabloja ndryshon ndjeshëm në pjesën tjetër të territorit. Një grup i madh bashkish ka norma shumë të ulëta ose zero urbanizimi.

Mes tyre janë Himara, Përmeti, Tepelena, Delvina, Konispoli, Selenica, Divjaka, Mirdita, Puka, Fushë-Arrëza, Tropoja dhe Hasi, pasi qendrat administrative nuk e kanë një popullsi bërthamë 5 mijë banorë. Raporti shpjegon se norma zero nuk do të thotë se bashkia nuk ka një qendër administrative apo vendbanime të njohura si qytete në kuptimin tradicional.

Rasti më ilustrues është Himara. Pavarësisht profilit të saj të fortë turistik dhe bregdetar, vendbanimet nuk formojnë një grupim të lidhur me mbi 5 mijë banorë sipas pragut të metodologjisë, ndaj norma e urbanizimit rezulton 0%.

Të dhënat nxjerrin në pah polarizimin e fortë territorial të Shqipërisë, ku nga njëra anë qëndron kryeqyteti, korridori metropolitan dhe disa qendra rajonale të konsoliduara, nga ana tjetër, një pjesë e konsiderueshme e bashkive funksionojnë si territore me shumë vendbanime të vogla e të shpërndara dhe pa një bërthamë urbane dominuese.

Raporti vlerëson se vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si “qytet”, 13 si “qytezë dhe periferi”, ndërsa 42 bashki, rreth dy të tretat e sistemit vendor, kanë karakter mbizotërues rural.

Kjo ndarje ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në organizimin e shërbimeve publike. Në bashkitë me popullsi të shpërndarë, distancat, infrastruktura dhe kostot fikse e bëjnë më të kushtueshëm ofrimin e shërbimeve për banor, ndërsa qendrat më të urbanizuara përballen me presion më të madh mbi transportin, strehimin dhe infrastrukturën.

Video

Një 19-vjeçar i identifikuar si Hasanal Arifin u kap nga një orangutan në kopshtin zoologjik Kasang Kulim në Indonezi, pasi kaloi barrierën e sigurisë dhe u afrua pranë kafazit për të filmuar një video. Pamjet e regjistruara tregojnë kafshën duke e tërhequr me forcë të riun nga bluza dhe këmba, ndërsa të pranishmit ndërhynë për ta shpëtuar. Stafi i kopshtit zoologjik e kritikoi veprimin për shkelje të rregullave dhe provokim të kafshës, ndërsa nga incidenti nuk pati të lënduar. Pas publikimit të videos, 19-vjeçari kërkoi falje publike për kapërcimin e distancës së sigurisë.

Një motoçiklist në Kolumbi përfundoi brenda një autobusi pasi me sa duket u përpoq të kalonte një kryqëzim me shpejtësi të madhe. Pamjet e CCTV tregojnë atë duke u ngjitur pa ndihmuar dhe duke u larguar, duke lënë motoçikletën pas.

Si e nisi e bitisi.

Shpëtimtarja iku, sepse tani e kërkon bota. Evis Sala erdhi me modernizim, digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe premtimin për fuqizimin e Onkologjikut. Një vit më pas, ajo largohet për angazhime ndërkombëtare. Ndërsa pacientëve u mbetet të zbulojnë se ku janë “hapat e rëndësishëm” që u hodhën. Ndoshta nuk dimë t’i shohim. Ndoshta duhet inteligjencë artificiale. Tani mbetet vetëm pyetja: kush do ta bëjë të pamundurën të mundur për Onkologjikun?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme