Politika 3 September 2026, 10:18 Nga VNA

Rama gjen kurën, PasqyrAlbania do të jetë oponenca e medias: Qytetari do ta mësojë të vërtetën nga shteti

Ndaje në Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar socialist në një takim të gjatë, i cili shoqërohet nga pritja dhe ankthi i ndryshimeve të mundshme në qeveri.

Gjatë fjalës së tij, ai prezantoi atë që e cilësoi si "zgjidhjen" për të rikthyer besimin e qytetarëve: platformën e re "PasqyrAlbania". Sipas tij, kjo hapësirë digjitale e qeverisë do të shërbejë për t’iu kundërvënë lajmeve të mediave dhe portaleve lidhur me dështimet e pretenduara të pushtetit.

Rama deklaroi se qytetarët nuk duhet të fajësohen kur manipulohen nga media, por duhet të kenë mundësi ta mësojnë të vërtetën drejtpërdrejt nga burimet zyrtare.

“Nga një meandër në xhungël, qytetari do të kalojë në labirintin e pasqyrave digjitale të informacionit. Nga viktimë e dezinformacionit, kjo platformë e kthen atë në mbikëqyrës”, u shpreh kryeministri.

Ndërkohë, në sallë ka mbizotëruar heshtja, me pjesëmarrësit që presin me ethe përfundimin e fjalimit, ku zakonisht bëhen publike edhe lëvizjet e reja në ekzekutiv.

Video

Pamje të reja nga atentati në Ndërfushaz të Mirditës, ku mbeti i vrarë Viktor Bardhi, tregojnë automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte viktima në momentin e sulmit. Në videon e siguruar dallohen të paktën 8 shenja plumbash në xhamin e automjetit, duke dëshmuar breshërinë e të shtënave ndaj Bardhit. Pas atentatit, automjeti është përplasur me barrierat e urës, ndërsa ka pësuar dëmtime të dukshme edhe në pjesën e përparme. Ndërkohë, në zonën e Munazit është gjetur e djegur një tjetër makinë, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar pas krimit.

Një 19-vjeçar i identifikuar si Hasanal Arifin u kap nga një orangutan në kopshtin zoologjik Kasang Kulim në Indonezi, pasi kaloi barrierën e sigurisë dhe u afrua pranë kafazit për të filmuar një video. Pamjet e regjistruara tregojnë kafshën duke e tërhequr me forcë të riun nga bluza dhe këmba, ndërsa të pranishmit ndërhynë për ta shpëtuar. Stafi i kopshtit zoologjik e kritikoi veprimin për shkelje të rregullave dhe provokim të kafshës, ndërsa nga incidenti nuk pati të lënduar. Pas publikimit të videos, 19-vjeçari kërkoi falje publike për kapërcimin e distancës së sigurisë.

Një motoçiklist në Kolumbi përfundoi brenda një autobusi pasi me sa duket u përpoq të kalonte një kryqëzim me shpejtësi të madhe. Pamjet e CCTV tregojnë atë duke u ngjitur pa ndihmuar dhe duke u larguar, duke lënë motoçikletën pas.

Si e nisi e bitisi.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme