Politika 2 September 2026, 16:05 Nga VNA

KLGJ e KLP caktuan vetë pagat në drejtësi, qeveria bllokon në Thesar rrogat e gushtit për të gjithë magjistratët! E pëson edhe administrata

Ndaje në Whatsapp
KLGJ e KLP caktuan vetë pagat në drejtësi, qeveria bllokon

Pasi KLGJ e KLP i caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë, qeveria është vënë në lëvizje dhe i ka bllokuar pagat në Thesarin e Shtetit. Burime ekskluzive për Report Tv bëjnë me dije se Thesari i Shtetit ka bllokuar pagat e muajit gusht për të gjithë magjistratët. Bashkë me gjyqtarët dhe prokurorët, Report Tv mëson se e ka pësuar edhe administratat e institucioneve të drejtësisë, pasi pagat janë bllokuar për çdo punonjës të sistemit. 

Bllokimi vjen pasi dy institucionet vendosën të rrisin pagën referuese të magjistratëve me 65.600 lekë. KLGJ vendosi që, duke nisur nga 1 gushti, paga e çdo gjyqtari të llogaritet mbi një pagë referuese prej 222.425 lekësh, nga 156.800 lekë që ishte më parë, plus 14 mijë lekë shtesë për nivelin e kualifikimit. Të njëjtën pagë referuese prej 222.425 lekësh plus shtesën 14 mijë lekë caktoi edhe KLP.

Kushtetuesja kishte rrëzuar formulën e mëparshme dhe i kishte lënë Kuvendit afat deri më 31 korrik për të miratuar një të re. Por afati kaloi pa një vendim të Parlamentit dhe përballë kësaj situate KLGJ dhe KLP përcaktuan vetë pagën referencë.

Rritja me 65.600 lekë e pagës referuese duke i shtuar edhe 14 mijë lekëshin e grupit të diplomës realisht do t’i rrisë ndjeshëm pagat e magjistratëve, që shkojnë deri në mbi 3000 euro më shumë për institucionet e larta të sistemit apo edhe strukturat e posaçme, për shkak të formulave të përcaktuara në ligj.

Vendimet e dy organeve qeverisëse të sistemit të drejtësisë erdhën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të shkurtit 2026 që rrëzoi ndryshimet ligjore të vitit 2023 që përcaktonin pagën e magjistratit sa 0.36 e pagës së Presidentit të Republikës, me argumentin se kishte ulje të fshehtë dhe kjo ishte antikushtetuese.

Bashkë me rrëzimin e nenit përkatës, Kushtetuesja i la detyrim Kuvendit ta rregullonte tashmë hapësirën ligjore deri më 31 korrik 2026. Por mazhoranca, një ditë para skadimit të afatit, vetëm sa e depozitoi në parlament një propozim për formulë të re që e rriste pagën nga 0.36% të pagës së Presidentit në 0.38% të po së njëjtës pagë./shqiptarja.com

Video

Një 19-vjeçar i identifikuar si Hasanal Arifin u kap nga një orangutan në kopshtin zoologjik Kasang Kulim në Indonezi, pasi kaloi barrierën e sigurisë dhe u afrua pranë kafazit për të filmuar një video. Pamjet e regjistruara tregojnë kafshën duke e tërhequr me forcë të riun nga bluza dhe këmba, ndërsa të pranishmit ndërhynë për ta shpëtuar. Stafi i kopshtit zoologjik e kritikoi veprimin për shkelje të rregullave dhe provokim të kafshës, ndërsa nga incidenti nuk pati të lënduar. Pas publikimit të videos, 19-vjeçari kërkoi falje publike për kapërcimin e distancës së sigurisë.

Një motoçiklist në Kolumbi përfundoi brenda një autobusi pasi me sa duket u përpoq të kalonte një kryqëzim me shpejtësi të madhe. Pamjet e CCTV tregojnë atë duke u ngjitur pa ndihmuar dhe duke u larguar, duke lënë motoçikletën pas.

Si e nisi e bitisi.

Shpëtimtarja iku, sepse tani e kërkon bota. Evis Sala erdhi me modernizim, digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe premtimin për fuqizimin e Onkologjikut. Një vit më pas, ajo largohet për angazhime ndërkombëtare. Ndërsa pacientëve u mbetet të zbulojnë se ku janë “hapat e rëndësishëm” që u hodhën. Ndoshta nuk dimë t’i shohim. Ndoshta duhet inteligjencë artificiale. Tani mbetet vetëm pyetja: kush do ta bëjë të pamundurën të mundur për Onkologjikun?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme