Teksa dukej se situata ishte qetësuar, protesta në ditën e saj të 94-të ka sjellë sërish tensione mes protestuesve dhe policisë.
Tubimi, i cili fillimisht po zhvillohej në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është zhvendosur pak metra më tej, pranë hyrjes së Kryeministrisë. Zhvendosja ka ardhur pasi protestuesit janë informuar se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda godinës, së bashku me disa anëtarë të kabinetit qeveritar.
Protestuesit po qëndrojnë para hyrjes së Kryeministrisë, ku situata është tensionuar dhe ka pasur përplasje me efektivët e policisë.
Gjatë zhvillimeve, disa protestues janë shoqëruar nga Policia e Tiranës.
Protesta, e cila vijon prej 94 ditësh, ka disa kërkesa të qarta, mes të cilave edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.






















