Politika 1 September 2026, 14:01 Nga VNA

Tjetër dorëheqje në Bashkinë e Tiranës/ Largohet sekretari i Përgjithshëm, Eldi Hoxha, Veliaj komandon nga burgu të besuarin e tij Alban Dokushi

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdv.png

Jep dorëheqjen sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Eldi Hoxha. Në vend të tij, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komanduar nga burgu Alban Dokushin, të besuarin e tij.

Zhvillimet e vrullshme të ditëve të fundit, po ndodhin pikërisht kur Veliaj i hoqi kompetencat Anuela Ristanit si kryetare e komanduar e Bashkisë.

Ristani më pas dha dorëheqjen, ndërsa në vend të saj nuk është komanduar ende asnjë drejtues.

Veliaj ndërkohë ndodhet në burg dhe po gjykohet në GJKKO për 13 akuza penale.

Përpjekjet e tij për të futur në ngërç Bashkinë bëhen me qëllim që Gjykata e Lartë t'i zbusë masën e sigurisë dhe ai të mund të rikthehet në detyrë.

Video

Një 19-vjeçar i identifikuar si Hasanal Arifin u kap nga një orangutan në kopshtin zoologjik Kasang Kulim në Indonezi, pasi kaloi barrierën e sigurisë dhe u afrua pranë kafazit për të filmuar një video. Pamjet e regjistruara tregojnë kafshën duke e tërhequr me forcë të riun nga bluza dhe këmba, ndërsa të pranishmit ndërhynë për ta shpëtuar. Stafi i kopshtit zoologjik e kritikoi veprimin për shkelje të rregullave dhe provokim të kafshës, ndërsa nga incidenti nuk pati të lënduar. Pas publikimit të videos, 19-vjeçari kërkoi falje publike për kapërcimin e distancës së sigurisë.

Një motoçiklist në Kolumbi përfundoi brenda një autobusi pasi me sa duket u përpoq të kalonte një kryqëzim me shpejtësi të madhe. Pamjet e CCTV tregojnë atë duke u ngjitur pa ndihmuar dhe duke u larguar, duke lënë motoçikletën pas.

Si e nisi e bitisi.

Shpëtimtarja iku, sepse tani e kërkon bota. Evis Sala erdhi me modernizim, digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe premtimin për fuqizimin e Onkologjikut. Një vit më pas, ajo largohet për angazhime ndërkombëtare. Ndërsa pacientëve u mbetet të zbulojnë se ku janë “hapat e rëndësishëm” që u hodhën. Ndoshta nuk dimë t’i shohim. Ndoshta duhet inteligjencë artificiale. Tani mbetet vetëm pyetja: kush do ta bëjë të pamundurën të mundur për Onkologjikun?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme