Politika 31 August 2026, 11:53 Nga VNA

Kush po e drejton Bashkinë e Tiranës? Veliaj heq kompetencat nga qelia, por nuk ia delegon askujt

Ndaje në Whatsapp

ChatGPT Image Aug 31, 2026, 11_53_04 AM.png

Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend është pa drejtues. Erion Veliaj nga burgu i Durrësit firmosi një urdhër që i hoqi kompetencat Anuela Ristanit për të drejtuar institucionin, një lëvizje më shumë sesa mbarëvajtje e punëve, duket se është një lëvizje e mirë menduar e tij.

Por, ndonëse kanë kaluar 4 ditë nga ky vendim, Veliaj ende nuk ka firmosur një urdhër të ri për të deleguar detyrat e kryebashkiakut për sa kohë ai është në pamundësi për të drejtuar, për shkak se ndodhet në qelitë e paraburgimit dhe po gjykohet nga GJKKO për 13 akuza penale.

A është kjo një lëvizje e qëllimtë para se Gjykata e Lartë të shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut për masën e sigurisë? Apo një sfidë e hapur e Veliajt për Edi Ramën?

Me gjasë gjërat do të bëhen më të qarta kur Veliaj të përzgjedhë emrin e ri që do ti japë kompetencat e kryetarit, nisur edhe nga fakti se përpara janë zgjedhjet vendore.

Video

Si e shpëtoi Belinda Balluku mandatin dhe veten nga prangat më 2 korrik, kur opozita vendosi të flinte gjumë....

Ish-zyrtari i policisë që shoqëronte Ergys Agasin, Ulian Shpataraku izolohet në paraburgimin e Peqinit

Ish-futbollisti i Kombëtares Igli Tare paraqitet në SPAK. Ai po hetohet nën dyshimet për pastrim parash në bashkëpunim me ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku. Në fund të korrikut, SPAK ushtroi kontroll në dy vila në pronësi të tij në Palasë. Detaje në linkun në koment

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish, pas një sulmi amerikan ndaj dy pozicioneve iraniane në ishullin Larak, pranë ngushticës së Hormuzit. Sipas Reuters, forcat amerikane goditën dy lëshues raketash që, sipas Uashingtonit, Garda Revolucionare iraniane po përgatitej t’i përdorte në një operacion që përfshinte edhe mina detare. Irani u përgjigj duke lëshuar raketa balistike drejt forcave amerikane në Jordani, shumica e të cilave u interceptuan. Sulmi amerikan është veprimi i parë i këtij lloji në territorin iranian prej disa javësh dhe ka rikthyer frikën për një zgjerim të konfliktit. Ngushtica e Hormuzit mbetet pika më delikate, pasi nëpër të kalon një pjesë e konsiderueshme e naftës dhe gazit të tregtuar në botë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme