Kronika 31 August 2026, 13:21 Nga VNA

Dosja “Balluku”/ Igli Tare del nga SPAK pas 3 orësh, u pyet për vilën e sekuestruar në Dhërmi

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-08-31 at 1.27.02 PM.jpeg

Igli Tare ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth tre orësh. Tare nuk foli rreth çështjes për të cilën po hetohet, por vetëm falenderoi mediat për raportimet.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare u paraqit këtë të hënë në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”.

Sipas dyshimeve të ngritura në kuadër të hetimit, Tare dyshohet se ka mbajtur në emrin e tij një vilë në Dhërmi, e cila dyshohet se i përket ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Prona në fjalë është vendosur nën sekuestro.

Pas përfundimit të qëndrimit prej rreth tre orësh në SPAK, Tare u largua nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Video

Igli Tare ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth tre orësh. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare u paraqit këtë të hënë në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”. Sipas dyshimeve të ngritura në kuadër të hetimit, Tare dyshohet se ka mbajtur në emrin e tij një vilë në Dhërmi, e cila dyshohet se i përket ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Prona në fjalë është vendosur nën sekuestro.

KPP “shpëton” tenderin 340 mijë euro të Celibashit/ Kriteret si “kostum me porosi”, por KPP mbyll sytë para elefantit në dhomë

Si e shpëtoi Belinda Balluku mandatin dhe veten nga prangat më 2 korrik, kur opozita vendosi të flinte gjumë....

Ish-zyrtari i policisë që shoqëronte Ergys Agasin, Ulian Shpataraku izolohet në paraburgimin e Peqinit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme