Kronika 31 August 2026, 09:54 Nga VNA

Ish-zyrtari i policisë që shoqëronte Ergys Agasin, Ulian Shpataraku izolohet në paraburgimin e Peqinit

Ndaje në Whatsapp
Ish-zyrtari i policisë që shoqëronte Ergys Agasin, Ulian

Ulian Shpataraku, ish-zyrtar policie që u arrestua teksa shoqëronte të shumëkërkuarin Ergys Agasi, është vendosur në qelitë e paraburgimit në Peqin. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Shpataraku u la nën masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit. Ai po hetohet nën dyshimet si pjesë e grupit të Agasit.

Ky i fundit akuzohet si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda AKSHI-t. Agasi u arrestua pas tetë muajsh në arrati. Ai është izoluar në qelitë e paraburgimit në Bradashesh të Elbasanit.

Video

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish, pas një sulmi amerikan ndaj dy pozicioneve iraniane në ishullin Larak, pranë ngushticës së Hormuzit. Sipas Reuters, forcat amerikane goditën dy lëshues raketash që, sipas Uashingtonit, Garda Revolucionare iraniane po përgatitej t’i përdorte në një operacion që përfshinte edhe mina detare. Irani u përgjigj duke lëshuar raketa balistike drejt forcave amerikane në Jordani, shumica e të cilave u interceptuan. Sulmi amerikan është veprimi i parë i këtij lloji në territorin iranian prej disa javësh dhe ka rikthyer frikën për një zgjerim të konfliktit. Ngushtica e Hormuzit mbetet pika më delikate, pasi nëpër të kalon një pjesë e konsiderueshme e naftës dhe gazit të tregtuar në botë.

Tragjedi në brigjet e Qipros: 8 persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi një traget me 267 persona në bord u përmbys në det. Pasagjerët përfunduan mbi trupin e përmbysur të anijes, ndërsa prisnin shpëtimin. Kapiteni dhe ekuipazhi janë ndaluar, ndërsa hetuesit kërkojnë të zbulojnë çfarë ndodhi pak pas nisjes. Lajmi i plotë në koment.

Donald Trump ka publikuar një video të krijuar me inteligjencë artificiale ku ishulli strategjik iranian Kharg shfaqet duke u bombarduar, duke shkruar: “po bëhet copë-copë”. Por sulmi i treguar në pamje nuk kishte ndodhur realisht. Postimi vjen mes përshkallëzimit ushtarak mes SHBA-së dhe Iranit. Kërcënim, paralajmërim apo sinjal për objektivin e radhës? Lajmi i plotë në koment.

Një ndjekje spektakolare policore është zhvilluar në Teksas, pasi dy burra të dyshuar për përfshirje në një rast trafikimi njerëzor tentuan t’u largoheshin autoriteteve me shpejtësi mbi 160 km/h. Ngjarja ndodhi në zonën e Fayence, ndërsa ndjekja u zhvillua përgjatë autostradës ndërshtetërore I-10. Një helikopter i Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së filmoi nga ajri lëvizjet e automjetit, në të cilin ndodheshin dy të dyshuarit dhe një person tjetër. Sipas autoriteteve, automjeti lëvizte me shpejtësi mbi 160 km/h, përpara se ndjekja të përfundonte pasi policia vendosi në rrugë një shirit me thumba, duke detyruar drejtuesin të ndalonte. Vetëm pak sekonda më vonë, tre personat brenda automjetit dolën prej tij dhe nisën të largoheshin me vrap, madje duke tentuar të kalonin autostradën.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme