Kronika 29 August 2026, 09:29 Nga VNA

Pasi GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfv.png

Ergys Agasi është transferuar këtë mëngjes nga blloku i sigurisë për në paraburgimin e Bradasheshit. Ai u la nën masën e arrestit në burg nga Gjykata e Posaçme. Agasi akuzohet si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda AKSHI-t.

Agasi u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës, pas rreth tetë muajsh në kërkim. Në momentin e arrestimit ai udhëtonte në një automjet të drejtuar nga ish-zyrtari i Policisë, Uljan Shpataraku.

Sipas SPAK, Agasi dyshohet se drejtonte një grup të strukturuar kriminal që ndikonte në tenderat e AKSHI-t përmes konkurrencës së paligjshme dhe presioneve. Ndaj tij janë ngritur akuza që lidhen, ndër të tjera, me grupin e strukturuar kriminal, shkeljen e barazisë në tendera dhe konkurrencën e paligjshme nëpërmjet dhunës.

GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa mbrojtja e Agasit ka bërë të ditur se vendimi do të ankimohet.

Video

"Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër". Mes shkatërrimit nga katastrofa në Nepal dhe Tibet, historia e 94-vjeçares Gunakeshari Bohara është kthyer në një simbol mrekullie e shprese. E moshuara u nxorr e gjallë nga balta me ndihmën e një ekskavatori ushtarak në distriktin Rasuwa, duke qenë e vetmja e mbijetuar nga azili i pleqve ku jetonte. Pasi u dërgua në një spital në Katmandu, identiteti i saj u konfirmua nga të afërmit, ndërsa mjekët njoftojnë se ajo po rikuperohet mirë. Pamjet e shpëtimit të saj dramatik janë bërë virale, duke u kthyer në një pikë mbështetjeje morale për familjarët që kërkojnë ende të zhdukurit.

Kamera e një droni ka kapur momentin dramatik kur një akullnajë u shkëput pranë majës Langtang Lirung, në mbi 7,200 metra lartësi. Shkëputja shkaktoi një ortek masiv, i cili u shndërrua në një rrjedhë gjigante balte, uji dhe mbetjesh, duke përfshirë fshatra dhe zona të banuara përgjatë lumit Trisuli. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë raportohet se janë të zhdukur.

Kamera e një droni ka kapur momentin dramatik kur një akullnajë u shkëput pranë majës Langtang Lirung, në mbi 7,200 metra lartësi. Shkëputja shkaktoi një ortek masiv, i cili u shndërrua në një rrjedhë gjigante balte, uji dhe mbetjesh, duke përfshirë fshatra dhe zona të banuara përgjatë lumit Trisuli. Qindra persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 1,000 të tjerë raportohet se janë të zhdukur.

Një grabitje sa spektakolare, aq edhe e pazakontë është regjistruar në Egjipt. Një grup personash arriti të grabitë një kamion ndërsa ishte në lëvizje, në një skenë që të kujton filmat “Fast & Furious”. Objektivi, megjithatë, nuk ishte ndonjë ngarkesë luksoze: grabitësit morën 105 kilogramë mish pule të ngrirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme