Politika 24 August 2026, 14:11 Nga VNA

Shifrat ekskluzive/ A njihni ndonjë prej këtyre 10 deputetëve më të paguar nga Kuvendi për muajin korrik?

Ndaje në Whatsapp

Ndërsa debati politik për performancën e ligjvënësve vijon, faturat financiare që ata i kushtojnë buxhetit të shtetit mbeten një nga çështjet më me interes për publikun. Një dokument zyrtar i siguruar nga VNA mbi pasqyrat financiare të Kuvendit të Shqipërisë zbulon shifrat e detajuara të përfitimeve financiare të deputetëve për muajin korrik 2026.

Ajo që bie menjëherë në sy është se përveç pagës bazë që merr çdo deputet, e cila është afro 2,000 euro në muaj, ligjvënësit përfitojnë edhe paketa të majme ekstra. Këto përfitime shtesë përfshijnë deri në 400 euro në muaj për karburant, 170 euro për shpenzime telefonike, si dhe shuma të konsiderueshme për dieta udhëtimesh brenda vendit, rimbursim qira banese dhe fatura hoteli.

10 deputetët që përfituan më shumë ekstra në muajin korrik
Më poshtë është lista e 10 deputetëve që kanë arkëtuar shumat më të larta të përfitimeve ekstra (pa përfshirë pagën bazë) gjatë muajit korrik, të konvertuara plotësisht në euro:

Antoneta Dhima     2,812 €
Elton Korreshi        2,812 €
Zamira Sinaj           2,812 €
Erjo Mile                 2,794 €
Bledi Çomo            2,794 €
Ledina Alolli            2,757 €
Zegjine Çaushi       2,738 €
Ilirjan Pendavinji     2,720 €
Fadil Nasufi            2,702 €
Kiduina Zaka          2,702 €

Sipas dokumentit të siguruar nga VNA, në total për muajin korrik, Kuvendi ka shpenzuar për përfitimet dytësore të deputetëve (pa përfshirë pagat e tyre) këtë bilanc shpenzimesh:

Dieta për udhëtimet brenda vendit: €156,243
Rimbursim për karburant: €49,512
Rimbursim për shpenzime telefonie: €23,991


Honorare për mbledhjet e komisioneve:  €14,484.
Rimbursim për qira banese:  €6,570.
Rimbursim faturë hoteli: €194.

Për të kuptuar faturën e plotë financiare, mjafton të bëjmë mbledhjen e të gjitha zërave:

Përfitimet ekstra: €250,997
Pagat bazë të deputetëve: €290,000


Në përmbledhje, vetëm për muajin korrik, deputetët i kanë kushtuar buxhetit të shtetit një shumë totale prej €540,997.15 (afro 541 mijë euro).

Sa i përket emrave që kryesojnë listën e përfituesve më të mëdhenj financiare, ironia qëndron në faktin se pjesa më e madhe e tyre mbeten figura kryesisht anonime në sferën publike, me pak ose aspak prani apo debat aktiv parlamentar.

Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për ndalimin e Ergys Agasit, kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Forca të policisë po kryejnë verifikime në terren, ndërsa aksioni vijon në disa pika. Policia pritet të dalë me detaje zyrtare për ecurinë e operacionit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme