Bota 27 August 2026, 07:05 Nga VNA

Hamas pranon çarmatimin? Mladenov: Do t’i dorëzojë armët dhe autoritetin në Gaza

Ndaje në Whatsapp
Hamas pranon çarmatimin? Mladenov: Do t’i dorëzojë

Përfaqësuesi i lartë i Bordit të Paqes për Gazën, Nikolay Mladenov, ka deklaruar se Hamasi dhe fraksionet e tjera të armatosura në Gaza kanë rënë dakord për herë të parë të dorëzojnë armët dhe t’ia transferojnë autoritetin civil dhe të sigurisë një administrate kalimtare të njohur nga OKB-ja. Deklarata u bë gjatë një informimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për zbatimin e planit amerikan të paqes për Gazën. 

Mladenov tha se udhërrëfyesi 15-pikësh parashikon çarmatimin e plotë të grupeve të armatosura, përfshirë dorëzimin e armëve të rënda, depot e armëve, tunelet dhe armët personale. Sipas tij, procesi do të zhvillohet në mënyrë graduale dhe do të verifikohet ndërkombëtarisht, ndërsa Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës do të jetë institucioni i vetëm i autorizuar për kontrollin e armëve. 

Sipas Mladenovit, zbatimi i planit lidhet me tre kushte kryesore: Dislokimin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, përmbushjen e detyrimeve të Izraelit sipas marrëveshjeve të armëpushimit dhe respektimin nga Hamasi të angazhimeve për çarmatimin.

Në qendër të planit është edhe krijimi i një administrate kalimtare palestineze, e përbërë nga profesionistë të pavarur, e cila do të marrë përsipër administrimin civil të Gazës gjatë periudhës së tranzicionit. 

Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar më herët këtë renditje të hapave, duke këmbëngulur se Hamasi duhet të çarmatoset plotësisht përpara tërheqjes së forcave izraelite nga Gaza. Kjo mbetet një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes mbi zbatimin e planit. 

Deklaratat e Mladenovit vijnë në një moment kritik për marrëveshjen e armëpushimit, ndërsa sulmet izraelite në Gaza vazhdojnë dhe palët përballen me presion për të kaluar nga marrëveshjet në zbatimin konkret të planit.

Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për ndalimin e Ergys Agasit, kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Forca të policisë po kryejnë verifikime në terren, ndërsa aksioni vijon në disa pika. Policia pritet të dalë me detaje zyrtare për ecurinë e operacionit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme