Bota 26 August 2026, 08:33 Nga VNA

Zhduket në det biznesmeni spanjoll, kërkimet përqendrohen në Jon

Ndaje në Whatsapp
Zhduket në det biznesmeni spanjoll, kërkimet përqendrohen në

 

Vazhdojnë kërkimet për biznesmenin spanjoll Juan José Mutilba Obregón, 66 vjeç, i cili rezulton i zhdukur që prej të martës, 18 gusht 2026, pasi dyshohet se ra nga veliera me të cilën po udhëtonte bashkë me bashkëshorten nga Sirakuza e Sicilisë drejt Pylos në Greqi.

Sipas raportimeve të verifikuara nga Euronews, Kathimerini, El País dhe agjencia EFE, veliera me flamur francez, e quajtur “Theorema”, u gjet më 21 gusht rreth 18 milje detare larg portit të Pylos, me bashkëshorten 67-vjeçare të Mutilbas në bord. Ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por kishte kaluar tre ditë vetëm në det, pa mundur të kërkonte ndihmë për shkak të mungesës së sinjalit telefonik.

Sipas versionit të familjes, biznesmeni kishte kapur një ton dhe dyshohet se rrëshqiti mbi gjakun e peshkut gjatë pastrimit të kuvertës, duke rënë në det. Bashkëshortja e tij thuhet se e dëgjoi të kërkonte të fikte motorin, por nuk arriti ta ndalte varkën dhe as të kontaktonte menjëherë autoritetet.

Kërkimet drejtohen nga autoritetet italiane, pasi pika e dyshuar e rënies ndodhet brenda zonës italiane të kërkim-shpëtimit. Roja Bregdetare italiane ka konfirmuar për Euronews se operacioni është përqendruar në detin Jon, rreth 120 milje detare në juglindje të Capo Spartivento, duke u bazuar te sinjali i fundit AIS i velierës.

Në operacion janë përfshirë mjete ajrore të Rojës Bregdetare italiane, një avion i Frontex-it dhe anije tregtare që kanë kaluar në zonë. Deri tani, kërkimet nuk kanë dhënë rezultat.

Autoritetet greke kanë hapur një hetim paraprak për rrethanat e ngjarjes, ndërsa familja e biznesmenit ka kërkuar që kërkimet të mos ndërpriten. Djali i tij, Sergio Mutilba, ka udhëtuar drejt Pylos dhe ka apeluar publikisht që autoritetet të vazhdojnë operacionin.

Mutilba, nga Burgos, ishte pensionuar në vitin 2021 dhe njihej si biznesmen në sektorin e informatikës dhe furnizimit me ujë për zyra. Mediat spanjolle raportojnë se ai ishte një lundërtar i rregullt dhe udhëtonte shpesh me bashkëshorten.

Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për ndalimin e Ergys Agasit, kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Forca të policisë po kryejnë verifikime në terren, ndërsa aksioni vijon në disa pika. Policia pritet të dalë me detaje zyrtare për ecurinë e operacionit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme