Bota 25 August 2026, 19:50 Nga VNA

Trump: Të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit janë larguar ose shkatërruar

Ndaje në Whatsapp
Trump: Të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit janë larguar

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se të gjitha minat që ndodheshin në ujërat ndërkombëtare të Ngushticës së Hormuzit janë larguar ose shkatërruar.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump tha se ishte informuar nga Marina amerikane se operacioni për pastrimin e minave kishte përfunduar.

“Jam informuar nga Marina e Shteteve të Bashkuara se të gjitha minat janë larguar dhe/ose janë shpërthyer në ujërat ndërkombëtare të Ngushticës së Hormuzit”, shkroi presidenti amerikan.

Trump paralajmëroi gjithashtu Iranin se çdo anije apo mjet lundrues që do të tentojë të vendosë mina të reja në zonë do të shkatërrohet menjëherë dhe në mënyrë sistematike.

Presidenti amerikan pretendoi se SHBA-ja po monitoron çdo pjesë të Ngushticës së Hormuzit përmes Forcës Hapësinore amerikane, ndërsa theksoi se ndaj vendosjes së minave është vendosur një politikë e “tolerancës zero”.

Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret detare më strategjike në botë për transportin e naftës dhe gazit. Çdo pengesë apo kërcënim ndaj lundrimit në këtë zonë mund të shkaktojë pasoja të rëndësishme për furnizimin dhe çmimet globale të energjisë.

Video

Prindërit në Gaza janë paralajmëruar që të mos lejojnë fëmijët e tyre të ngrenë balona në qiell, pas tensioneve të reja me Izraelin. Paralajmërimi erdhi pasi disa balona të ngritura nga fëmijët në enklavën e shkatërruar nga lufta kaluan kufirin dhe përfunduan mbi fshatra izraelite. Autoritetet izraelite kanë kërcënuar me një reagim të fuqishëm nëse raste të tilla vazhdojnë. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim se edhe një aktivitet i zakonshëm i fëmijëve mund të kthehet në burim të ri tensioni.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme