Bota 25 August 2026, 13:56 Nga VNA

Irani kërcënon djalin e Donald Trump/ Publikon videon “Ku ta vrasim Barron?”, shërbimi sekret amerikan nis hetimet

Ndaje në Whatsapp

fdffgb.PNG

Shërbimi Sekret amerikan është vënë në dijeni të një videoje të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, e cila duket se përmban kërcënime ndaj Barron Trump, djalit më të vogël të presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas CNN, mediat iraniane të linjës së ashpër kanë publikuar vazhdimisht materiale kërcënuese ndaj presidentit Trump dhe familjes së tij, pas vrasjes së ish-liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe disa prej familjarëve të tij në fillim të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit në muajin shkurt.

Më herët janë raportuar kërcënime edhe ndaj Zonjës së Parë, Melania Trump, por kjo duket se është hera e parë që në shënjestër vendoset Barron.

“Shërbimi Sekret i SHBA-së është në dijeni të videos dhe heton çdo gjë që mund të perceptohet si kërcënim ndaj personave që mbrohen prej nesh”, deklaroi për CNN zëdhënësi Nate Herring.

Ai shtoi se për shkak të sigurisë operacionale, Shërbimi Sekret nuk komenton çështje që lidhen me informacionet e inteligjencës për mbrojtjen.

Videoja, me një kohëzgjatje prej rreth tre minutash, nis me një grafikë në gjuhën angleze ku shkruhet: “Ku ta vrasim Barron Trump?!”. Në material shfaqen gjithashtu vende ku dihet publikisht se djali i presidentit amerikan kalon kohë, përfshirë Trump Tower në Nju Jork.

Në fund të videos, narratori pretendon se njerëzit po “presin me padurim të marrin shpërblimin prej 10 milionë dollarësh”.

Materiali u transmetua gjatë fundjavës nga IRIB, transmetuesi shtetëror iranian, i cili konsiderohet i afërt me qarqet e linjës së ashpër të regjimit. Drejtuesi i këtij institucioni emërohet drejtpërdrejt nga lideri suprem i Iranit.

Video

Prindërit në Gaza janë paralajmëruar që të mos lejojnë fëmijët e tyre të ngrenë balona në qiell, pas tensioneve të reja me Izraelin. Paralajmërimi erdhi pasi disa balona të ngritura nga fëmijët në enklavën e shkatërruar nga lufta kaluan kufirin dhe përfunduan mbi fshatra izraelite. Autoritetet izraelite kanë kërcënuar me një reagim të fuqishëm nëse raste të tilla vazhdojnë. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim se edhe një aktivitet i zakonshëm i fëmijëve mund të kthehet në burim të ri tensioni.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme