Bota 25 August 2026, 08:20 Nga VNA

Hija e Tokës do të “gëlltisë” 96% të Hënës: Afro një miliard njerëz do ta shohin të gjithë spektaklin

Ndaje në Whatsapp
Hija e Tokës do të “gëlltisë” 96% të

Vetëm pak ditë pas eklipsit total të Diellit që tërhoqi miliona njerëz në Europë, qielli po përgatit një tjetër spektakël.

Këtë herë protagoniste do të jetë Hëna.

Një eklips hënor pothuajse total do të bëjë që hija e Tokës të mbulojë rreth 96% të diskut të Hënës, sipas Associated Press.Fenomeni do të zgjasë më shumë se pesë orë, ndërsa faza maksimale pritet pak pas mesnatës sipas orës së bregut lindor të SHBA-së. Amerikat do të kenë pozicionin më të mirë për ta parë.

Afro një miliard njerëz në SHBA, Kanada dhe Amerikën Latine mund ta ndjekin të gjithë eklipsin, nëse kushtet meteorologjike janë të favorshme.

Në total, mbi tre miliardë njerëz në pjesë të ndryshme të botës mund të shohin të paktën një fazë të fenomenit. Europa, Afrika dhe Lindja e Mesme do të kenë vetëm pamje të pjesshme.

Edhe pse teknikisht nuk do të jetë një eklips total, Hëna mund të marrë një nuancë të kuqërremtë ose portokalli ndërsa kalon në hijen e Tokës.

Fenomeni është eklipsi i dytë hënor dhe i katërti në total gjatë vitit 2026.

Video

Prindërit në Gaza janë paralajmëruar që të mos lejojnë fëmijët e tyre të ngrenë balona në qiell, pas tensioneve të reja me Izraelin. Paralajmërimi erdhi pasi disa balona të ngritura nga fëmijët në enklavën e shkatërruar nga lufta kaluan kufirin dhe përfunduan mbi fshatra izraelite. Autoritetet izraelite kanë kërcënuar me një reagim të fuqishëm nëse raste të tilla vazhdojnë. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim se edhe një aktivitet i zakonshëm i fëmijëve mund të kthehet në burim të ri tensioni.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme