Sociale 27 August 2026, 09:22 Nga VNA

E rëndë në Vlorë/ 61-vjeçarja goditet me sqepar në kokë, dyshohet se u sulmua nga bashkëshorti

Ndaje në Whatsapp
E rëndë në Vlorë/ 61-vjeçarja goditet me sqepar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një grua 61-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pas një episodi dhune.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasja me inicialet E. H. dyshohet se është goditur me një sqepar në kokë nga bashkëshorti i saj.

Për shkak të plagëve të marra, 61-vjeçarja është transportuar me urgjencë në spital, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk janë bërë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi dhe as motivet që dyshohet se kanë çuar në dhunën e rëndë.

Policia ka nisur veprimet për sqarimin e plotë të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për të rindërtuar dinamikën dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Video

EKSKLUZIVE/ SPAK ka sekuestruar makinën luksoze të Ergys Agasit. Makina tip Land Rover Defender ishte në kërkim dhe nën sekuestro, por nuk ishte gjetur. Automjeti ishte fshehur në garazhin e një prej vilave të Equos Resort. Administratorët e APSK e kanë zbuluar gjatë administrimit të pasurisë dhe kanë njoftuar SPAK. Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, kur edhe ka nisur gjurmimi i Agasit, i cili u arrestua dje në Durrës, bashkë me ish-zyrtarin e policisë, Ulian Shlataraku. Lajmin në komentin e parë

Pas emailit kërcënues drejtuar Policisë së Shtetit për bombë në disa institucione, janë kontrolluar edhe ambientet e SPAK, por informacioni ka rezultuar fals. Lexo më shumë në linkun në koment⬇️

Prindërit në Gaza janë paralajmëruar që të mos lejojnë fëmijët e tyre të ngrenë balona në qiell, pas tensioneve të reja me Izraelin. Paralajmërimi erdhi pasi disa balona të ngritura nga fëmijët në enklavën e shkatërruar nga lufta kaluan kufirin dhe përfunduan mbi fshatra izraelite. Autoritetet izraelite kanë kërcënuar me një reagim të fuqishëm nëse raste të tilla vazhdojnë. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim se edhe një aktivitet i zakonshëm i fëmijëve mund të kthehet në burim të ri tensioni.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme