Një e-mail kërcënues ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit mëngjesin e sotëm, pasi është dërguar njëkohësisht në adresat elektronike të disa institucioneve në qytete të ndryshme të vendit.
Në mesazhin, që sipas policisë kishte përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, pretendohej se në ambientet e institucioneve ishin vendosur bomba.
Pas alarmit, strukturat e policisë nisën menjëherë kontrollet në institucionet e përfshira. Deri në këto momente, kontrollet nuk kanë zbuluar bombë apo ndonjë lëndë tjetër eksplozive.
Ndërkohë, hetimi është përqendruar te gjurmimi i personit që qëndron pas mesazhit. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese, po punojnë për identifikimin e autorit dhe të adresës nga e cila është dërguar kërcënimi.
Policia e Shtetit deklaron se situata po mbahet nën kontroll dhe u bën thirrje qytetarëve të mos përfshihen nga paniku, ndërsa verifikimet dhe hetimet vijojnë.
Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona.
Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa mbi 800 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj.
Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj.
Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Maks Haxhia, avokat i Ergys Agasit, flet nga blloku i sigurisë, ku biznesmeni i akuzuar për aferën e AKSHI-t mbahet i izoluar derisa të dalë për masë në GJKKO.

EKSKLUZIVE/ SPAK ka sekuestruar makinën luksoze të Ergys Agasit.
Makina tip Land Rover Defender ishte në kërkim dhe nën sekuestro, por nuk ishte gjetur. Automjeti ishte fshehur në garazhin e një prej vilave të Equos Resort. Administratorët e APSK e kanë zbuluar gjatë administrimit të pasurisë dhe kanë njoftuar SPAK. Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, kur edhe ka nisur gjurmimi i Agasit, i cili u arrestua dje në Durrës, bashkë me ish-zyrtarin e policisë, Ulian Shlataraku.
Lajmin në komentin e parë

Pas emailit kërcënues drejtuar Policisë së Shtetit për bombë në disa institucione, janë kontrolluar edhe ambientet e SPAK, por informacioni ka rezultuar fals.
Lexo më shumë në linkun në koment⬇️