Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Liqenin e Komanit, në zonën e “Breg Lumit”, Fierzë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 17:30, një shtetas kosovar me inicialet L. D., rreth 20 vjeç, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen.
I riu ndodhej në zonë së bashku me disa shokë në momentin e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të incidentit.






















