
Një vatër e madhe zjarri është riaktivizuar në malin e Qafë Helmes, në territorin e fshatit Koçaj, Njësia Administrative Fushë Bulqizë, duke krijuar një situatë shqetësuese në zonë.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, duke djegur masive me ah dhe pisha. Zjarri vijon të përparojë dhe po afrohet në drejtim të fshatit Koçaj.
Situata vështirësohet edhe më shumë për shkak të terrenit të thyer malor, i cili e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen e mjeteve dhe forcave zjarrfikëse nga toka.
Për shkak të përhapjes së flakëve dhe afrimit të tyre drejt zonës së banuar, nevojitet ndërhyrje e menjëhershme nga ajri për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.






















