
Gjendet hashash dhe kokainë në Paraburgimin 313.
Sasia e drogës, e fshehur brenda ushqimeve të të paraburgosurve, u gjet gjatë kontrolleve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Deri më tani janë gjetur 17 doza kanabis dhe 12 doza kokainë. Kontrollet, sipas burimeve, janë duke vijuar për sende të tjera të paligjshme.






















