
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Kunes, në Shëngjin, ku një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën.
I riu është gjetur pa shenja jete në ujë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar nëse 18-vjeçari është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.






















