Detaje të reja dalin në dritë nga atentati i djeshëm në Dukagjin të Shkodrës.
Ndaj automjetit ku udhëtonin babë e bir dhe një i njohur i tyre është qëlluar me 60 plumba.
Viktimat u identifikuan si Prelë Gjoni, 82 vjeç, dhe djali i tij, Lekë Gjoni, 57 vjeç. I plagosur mbeti dhe Lazër Bashi, i cili ndodhej si pasagjer në mjet.
Sipas policisë, mbi automjet është qëlluar nga dy persona, pasi gëzhojat janë të dy kalibrave të ndryshëm. Për të hedhur dritë mbi ngjarjen po hetohet në disa pista. Ndërsa po verifikohet aktiviteti i Lekë Gjonit, pasi shpërndante materiale me kamion. Hetuesit pritet të marrin në pyetje të plagosurin, i cili mund të japë detaje lidhur me ekzekutorët.






















