Bota 27 August 2026, 07:15 Nga VNA

Trump: Diçka mund të dalë nga takimi sekret i kreut të CIA-s në Moskë

Ndaje në Whatsapp
Trump: Diçka mund të dalë nga takimi sekret i kreut të

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se “diçka mund të dalë” nga takimi i panjoftuar i drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, me zyrtarë të inteligjencës ruse në Moskë.

Ratcliffe udhëtoi të martën drejt kryeqytetit rus në një vizitë të pazakontë, e cila u zhvillua në fshehtësi dhe zgjati vetëm disa orë. Kremlini konfirmoi më pas se drejtori i CIA-s zhvilloi kontakte me shërbimet ruse të inteligjencës, por nuk u takua me presidentin Vladimir Putin. 

Trump e përshkroi vizitën si “gjysmë rutinë”, duke theksuar se administrata amerikane po punon për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Diçka mund të dalë nga kjo”, tha presidenti amerikan, pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e bisedimeve.

Edhe pse qëllimi i saktë i takimit nuk është bërë publik, vizita ka nxitur spekulime të shumta, veçanërisht për shkak të tensioneve mes Rusisë dhe NATO-s dhe ngecjes së përpjekjeve diplomatike për përfundimin e luftës në Ukrainë. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se Ratcliffe pati kontakte me shërbimet ruse të sigurisë dhe se Putin u informua menjëherë për rezultatet e tyre. Megjithatë, ai theksoi se nuk pati takim mes Ratcliffe dhe presidentit rus. 

Vizita e Ratcliffe është veçanërisht e rëndësishme pasi ai është drejtori i parë i CIA-s që udhëton në Moskë që nga viti 2021, kur paraardhësi i tij William Burns zhvilloi bisedime me Putinin, vetëm pak muaj përpara pushtimit të plotë të Ukrainës. 

Video

Prindërit në Gaza janë paralajmëruar që të mos lejojnë fëmijët e tyre të ngrenë balona në qiell, pas tensioneve të reja me Izraelin. Paralajmërimi erdhi pasi disa balona të ngritura nga fëmijët në enklavën e shkatërruar nga lufta kaluan kufirin dhe përfunduan mbi fshatra izraelite. Autoritetet izraelite kanë kërcënuar me një reagim të fuqishëm nëse raste të tilla vazhdojnë. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim se edhe një aktivitet i zakonshëm i fëmijëve mund të kthehet në burim të ri tensioni.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme