Bota 26 August 2026, 13:17 Nga VNA

Masakër familjare në SHBA, 44-vjeçari vret tetë të afërm dhe i vë flakën shtëpisë

Ndaje në Whatsapp

fdvdvf.jpg

Një ngjarje tragjike ka tronditur Billings, në shtetin amerikan të Montanës, ku një 44-vjeçar dyshohet se vrau tetë anëtarë të familjes së tij, mes tyre katër fëmijë, përpara se t’i vinte flakën banesës dhe të qëllonte veten.

Policia mbërriti në vendngjarje pas një njoftimi për të shtëna me armë zjarri. Sipas autoriteteve, efektivët dëgjuan të shtëna që vinin nga pjesa e pasme e banesës, e cila pak më vonë u përfshi plotësisht nga flakët.

I dyshuari, Alan Smith, kishte jetuar prej vitesh me prindërit në të njëjtën banesë. Sipas familjarëve, disa javë më parë atij i ishte kërkuar të largohej, por ishte rikthyer të dielën, pikërisht në momentin kur familja ishte mbledhur për darkën e përjavshme.

Mes viktimave ishin prindërit e Smith, gjyshja dhe motra e tij, si dhe Megan Ghekiere dhe katër fëmijë. Tragjedia preku katër breza të së njëjtës familje, nga një grua në të 90-at, e cila përdorte karrocë me rrota, deri te viktima më e vogël, një vajzë vetëm 7 vjeçe.

Autoritetet konfirmuan tetë viktima, ndërsa thanë se Smith kishte qëlluar edhe veten. Zjarri shkatërroi plotësisht banesën, duke vështirësuar punën e hetuesve. Zjarrfikësit vijuan përpjekjet për shuarjen e flakëve deri rreth orës 01:00 të mëngjesit të së hënës.

Mes fëmijëve që humbën jetën ishin Owen Ireland, 13 vjeç, Chloe Ireland, 7 vjeç, Landon Ghekiere, 15 vjeç dhe Charlotte Ghekiere, 12 vjeç.

Familjarët e kanë përshkruar Charlotte si një heroinë, pasi 12-vjeçarja arriti të telefononte numrin e emergjencës 911 dhe u përpoq të kërkonte ndihmë për familjen e saj ndërsa sulmi ishte në zhvillim.

Familja kishte origjinën nga zona e Seattle-it dhe ishte zhvendosur në Montana disa vite më parë. Sipas të afërmve, Smith ishte një person i izoluar, i cili kalonte pjesën më të madhe të kohës në dhomën e tij përpara kompjuterit.

Brad Ireland deklaroi se më herët kishte pasur shenja paralajmëruese dhe persona që kishin ngritur shqetësime për sjelljen e 44-vjeçarit, por sipas tij, nuk ishte ndërmarrë asnjë ndërhyrje.

Bashkëshorti i Megan Ghekiere, Adam Ghekiere, ndodhej në punë në momentin e sulmit. Ai mësoi për të shtënat përmes radios dhe u përpoq menjëherë të kontaktonte familjarët. Kur mbërriti në vendngjarje, banesa ishte përfshirë nga flakët. Rreth dy orë më vonë, ai mori konfirmimin se bashkëshortja dhe fëmijët e tij kishin humbur jetën.

Sipas Ghekiere, vajza e tij Charlotte ishte ajo që kishte telefonuar 911 nga brenda shtëpisë në përpjekje për të shpëtuar familjen.

“E dëgjoj vazhdimisht duke përsëritur frazën që thoshte çdo herë: ‘Të dua’, dhe ajo përgjigjej: ‘Të dua më shumë’”, rrëfeu ai.

Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për ndalimin e Ergys Agasit, kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Forca të policisë po kryejnë verifikime në terren, ndërsa aksioni vijon në disa pika. Policia pritet të dalë me detaje zyrtare për ecurinë e operacionit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme