Bota 25 August 2026, 22:38 Nga VNA

Vizitë e papritur në Moskë/ Drejtori i CIA-s John Ratcliffe zhvillon takime të fshehta në Rusi

Ndaje në Whatsapp
Vizitë e papritur në Moskë/ Drejtori i CIA-s John Ratcliffe

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka zhvilluar të martën një vizitë të paparalajmëruar në Moskë, në një moment tensionesh të larta mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë dhe ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

Vizita është konfirmuar nga disa media të mëdha amerikane, të cilat citojnë burime të besuara për çështjen. Reuters raporton se Ratcliffe ndodhej në Moskë për takime, por qëllimi i saktë i udhëtimit dhe identiteti i zyrtarëve rusë me të cilët është takuar nuk janë bërë publikë. CIA dhe Kremlini nuk kanë pranuar të komentojnë mbi përmbajtjen e vizitës. 

Vëmendje të veçantë tërhoqi mbërritja në aeroportin Vnukovo të Moskës e një avioni transportues ushtarak amerikan C-17 Globemaster III. Sipas Reuters, avioni me numër identifikimi 07-7181 mbërriti në Moskë pasi ishte nisur nga Riga e Letonisë. Ai kishte mbërritur në Riga më 23 gusht nga një bazë pranë Uashington.

Mediat amerikane raportuan se udhëtimi i Ratcliffe drejt kryeqytetit rus ishte kryer me avionin ushtarak amerikan. The Wall Street Journal shkruan se qëndrimi i kreut të CIA-s në Moskë zgjati rreth katër orë. 

Vizita përbën udhëtimin e parë të njohur publikisht të Ratcliffe në Moskë që kur mori drejtimin e CIA-s. Reuters e cilëson gjithashtu si vizitën e parë të raportuar të një drejtuesi të inteligjencës amerikane në kryeqytetin rus që nga udhëtimi i ish-drejtorit të CIA-s William Burns në vitin 2021. 

Sipas The Guardian, vizita zhvillohet ndërsa përpjekjet diplomatike për luftën në Ukrainë vazhdojnë të përballen me vështirësi. CIA ka luajtur edhe më parë rol në komunikimet e drejtpërdrejta mes Uashingtonit dhe Moskës, përfshirë çështjet që lidhen me shkëmbimin e të burgosurve. 

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se bisedimet e Ratcliffe kanë pasur në fokus një marrëveshje paqeje për Ukrainën, situatën në Iran apo zhvillime të tjera të sigurisë ndërkombëtare.

Për këtë arsye, raportimet se drejtori i CIA-s mund t’i ketë dërguar Moskës një propozim konkret për Ukrainën apo një paralajmërim të posaçëm nuk janë konfirmuar dhe mbeten në nivelin e spekulimeve.

Vizita e paparalajmëruar e kreut të CIA-s në Moskë, megjithatë, sinjalizon se kanalet e komunikimit të nivelit të lartë mes Uashingtonit dhe Moskës vazhdojnë të funksionojnë, pavarësisht tensioneve të forta mes dy vendeve.

Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për ndalimin e Ergys Agasit, kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Forca të policisë po kryejnë verifikime në terren, ndërsa aksioni vijon në disa pika. Policia pritet të dalë me detaje zyrtare për ecurinë e operacionit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme