Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Irani ka tentuar të vrasë një nga djemtë e tij, por nuk ka dhënë detaje mbi kohën e ngjarjes, identitetin e djalit që dyshohet se ishte shënjestruar apo sa pranë realizimit ishte tentativa.
Deklarata u bë gjatë një interviste telefonike për televizionin izraelit Channel 14, në një periudhë tensionesh të larta mes Izraelit dhe Iranit.
“Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi”, deklaroi Netanyahu, pa specifikuar nëse bëhej fjalë për djalin e tij të madh, Yair Netanyahu, i cili jeton në Miami, apo për djalin tjetër.
Kryeministri izraelit e përdori këtë pretendim për të argumentuar se mbrojtja e zyrtarëve dhe kandidatëve politikë nuk duhet të konsiderohet luks. Ai kërkoi që autoritetet izraelite të garantojnë masa të përshtatshme sigurie për kandidatët për postin e kryeministrit.
Deri tani, autoritetet iraniane nuk kanë dhënë një reagim zyrtar ndaj akuzës së Netanyahut.
Deklarata vjen në një klimë të tensionuar sigurie mes dy vendeve dhe në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Izrael, duke shtuar shqetësimet për kërcënimet ndaj figurave politike dhe familjeve të tyre.






















