Bota 25 August 2026, 10:40 Nga VNA

AfD kryeson sondazhet në Gjermani, Weidel zbulon planin: Mbyllim kufijtë dhe dalim nga Schengeni

Ndaje në Whatsapp
AfD kryeson sondazhet në Gjermani, Weidel zbulon planin: Mbyllim

Alternativa për Gjermaninë (AfD) po forcon pozitat në skenën politike gjermane dhe, ndërsa kryeson në sondazhet e fundit, bashkëkryetarja e saj Alice Weidel ka zbuluar disa nga masat që partia synon të ndërmarrë nëse vjen në pushtet.

Në një intervistë për televizionin gjerman ZDF, Weidel foli për daljen e Gjermanisë nga Zona Shengen, mbylljen e kufijve dhe një politikë shumë më të ashpër ndaj emigracionit. Ajo kritikoi gjithashtu euron, duke argumentuar se ekonomia gjermane ishte në një gjendje më të mirë përpara futjes së monedhës së përbashkët.

“Do t’i mbyllim kufijtë dhe do të dalim nga Schengeni”, deklaroi Weidel, ndërsa kërkoi shtimin e dëbimeve dhe kufizimin e natyralizimeve. Ajo përmendi edhe kthimin e shtetasve sirianë që nuk plotësojnë më kushtet për të përfituar status mbrojtjeje në Gjermani.

Bashkëkryetarja e AfD-së sfidoi gjithashtu CDU-në, e cila vazhdon të përjashtojë mundësinë e bashkëpunimit me partinë e saj.

“Do të qeverisim fillimisht në landet federale. Dhe do të qeverisim edhe në nivel federal”, u shpreh Weidel.

Deklaratat vijnë ndërsa AfD po regjistron mbështetje të lartë në sondazhe. Sipas shifrave të cituara nga ZDF Politbarometer, AfD arrin në 27% në nivel kombëtar, kundrejt 22% për CDU/CSU. Ndërkohë, përpara zgjedhjeve të 6 shtatorit në Saksoni-Anhalt, mbështetja për AfD-në raportohet mbi 40%.

Partia mbetet një nga forcat më të debatueshme në politikën gjermane. Në maj 2025, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) e klasifikoi AfD-në si një organizatë të konfirmuar të ekstremit të djathtë. Në shkurt 2026, Gjykata Administrative e Këlnit e ndaloi përkohësisht BfV-në që ta trajtonte partinë sipas këtij klasifikimi, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Gjykata vlerësoi se ekzistojnë tregues të fortë për prirje antikushtetuese brenda AfD-së, por se në këtë fazë nuk është provuar që ato të karakterizojnë partinë në tërësi.

Video

Prindërit në Gaza janë paralajmëruar që të mos lejojnë fëmijët e tyre të ngrenë balona në qiell, pas tensioneve të reja me Izraelin. Paralajmërimi erdhi pasi disa balona të ngritura nga fëmijët në enklavën e shkatërruar nga lufta kaluan kufirin dhe përfunduan mbi fshatra izraelite. Autoritetet izraelite kanë kërcënuar me një reagim të fuqishëm nëse raste të tilla vazhdojnë. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim se edhe një aktivitet i zakonshëm i fëmijëve mund të kthehet në burim të ri tensioni.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme