Bota 25 August 2026, 08:26 Nga VNA

Trump shton presionin ndaj Iranit, Teherani kërcënon me kundërpërgjigje

Ndaje në Whatsapp
Trump shton presionin ndaj Iranit, Teherani kërcënon me

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka hapur një tjetër front presioni ndaj Iranit, këtë herë duke synuar të godasë lidhjet financiare dhe tregtare të Teheranit me pjesën tjetër të botës.

Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione të reja ndaj 60 individëve, kompanive dhe anijeve, ndërsa paralajmëruan se vendet që vazhdojnë të bëjnë biznes me Iranin mund të përballen me sanksione dytësore dhe madje me kufizime në aksesin në sistemin financiar të bazuar te dollari.

Masat prekin sektorë si transporti detar, teknologjia, aviacioni, ari dhe asetet digjitale. Megjithatë, Uashingtoni nuk vendosi menjëherë sanksionet më të rënda ndaj institucioneve financiare kineze të dyshuara se ndihmojnë tregtinë iraniane të naftës.

Reagimi nga Teherani erdhi këtë të martë, 25 gusht. Irani deklaroi se do t’u përgjigjet masave amerikane dhe shprehu bindjen se partnerët e tij kryesorë tregtarë do t’i rezistojnë presionit të Uashingtonit. 

Video

Prindërit në Gaza janë paralajmëruar që të mos lejojnë fëmijët e tyre të ngrenë balona në qiell, pas tensioneve të reja me Izraelin. Paralajmërimi erdhi pasi disa balona të ngritura nga fëmijët në enklavën e shkatërruar nga lufta kaluan kufirin dhe përfunduan mbi fshatra izraelite. Autoritetet izraelite kanë kërcënuar me një reagim të fuqishëm nëse raste të tilla vazhdojnë. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim se edhe një aktivitet i zakonshëm i fëmijëve mund të kthehet në burim të ri tensioni.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme