Bota 25 August 2026, 08:21 Nga VNA

“Pasaportë për të ardhmen” apo kërcënim për Amazonën? Brazili zbulon naftë në një nga zonat më të debatueshme të planetit

Ndaje në Whatsapp
“Pasaportë për të ardhmen” apo kërcënim

Brazili mund të ketë gjetur një burim të ri të rëndësishëm nafte në brigjet pranë Amazonës, por zbulimi po hap një debat të madh mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit. Petrobras ka konfirmuar praninë e hidrokarbureve në një pus eksplorues në Foz do Amazonas, pjesë e zonës së njohur si Equatorial Margin.

Pusi ndodhet rreth 180 kilometra larg brigjeve të shtetit Amapá. Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva e ka përshkruar potencialin e zonës si një “pasaportë për të ardhmen” e Brazilit.

Por një zbulim nafte nuk do të thotë automatikisht se aty do të fillojë prodhimi.

Petrobras duhet të kryejë shpime dhe analiza të tjera për të përcaktuar madhësinë dhe cilësinë e rezervës dhe nëse shfrytëzimi i saj do të ishte ekonomikisht i leverdishëm.

Sipas Reuters, edhe nëse projekti rezulton komercialisht i vlefshëm, prodhimi mund të mos nisë përpara vitit 2033.

Ndërkohë ambientalistët dhe komunitetet indigjene paralajmërojnë për rreziqet që një industri e re nafte mund të sjellë në një ekosistem jashtëzakonisht të ndjeshëm.

Kjo e vendos Brazilin përballë një paradoksi: vendi kërkon të jetë lider global në luftën kundër ndryshimeve klimatike, por njëkohësisht po eksploron një kufi të ri të mundshëm të prodhimit të naftës.

Video

Prindërit në Gaza janë paralajmëruar që të mos lejojnë fëmijët e tyre të ngrenë balona në qiell, pas tensioneve të reja me Izraelin. Paralajmërimi erdhi pasi disa balona të ngritura nga fëmijët në enklavën e shkatërruar nga lufta kaluan kufirin dhe përfunduan mbi fshatra izraelite. Autoritetet izraelite kanë kërcënuar me një reagim të fuqishëm nëse raste të tilla vazhdojnë. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim se edhe një aktivitet i zakonshëm i fëmijëve mund të kthehet në burim të ri tensioni.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme