Bota 24 August 2026, 12:55 Nga VNA

Holanda bojkoton Eurovision 2027: “Konkursi nuk mund të quhet më neutral”

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-08-24 at 12.47.48 PM.jpeg

Holanda nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2027. Vendimi është njoftuar nga transmetuesi publik holandez AVROTROS, i cili ka deklaruar se konkursi “nuk mund të konsiderohet më neutral”, për sa kohë një vend pjesëmarrës është ende i përfshirë në një konflikt të madh ushtarak.

Sipas AVROTROS, tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe lufta në Gaza kanë ndikuar drejtpërdrejt në garën muzikore, duke e kthyer atë në një arenë përçarjeje. Transmetuesi holandez ka kërkuar prej kohësh nga Unioni Europian i Transmetimeve rregulla të qarta për pjesëmarrjen e vendeve të përfshira në konflikte ushtarake.

Vendimi vjen pas bojkotit të Eurovision 2026 nga disa vende, mes tyre Holanda, Spanja, Irlanda, Islanda dhe Sllovenia, në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit. Organizatorët e Eurovision kanë njoftuar së fundmi disa ndryshime në rregulla, përfshirë kufizime për vendet e përfshira në konflikte që të mos mund të presin konkursin, por AVROTROS thotë se këto masa nuk mjaftojnë për të rikthyer besimin te karakteri i pavarur dhe neutral i festivalit.

Eurovision 2027 pritet të mbahet në Bullgari, ndërsa tërheqja e Holandës e thellon krizën politike që prej vitesh po shoqëron një konkurs që zyrtarisht synon të mbetet jashtë politikës.

Video

EKSKLUZIVE/ SPAK ka sekuestruar makinën luksoze të Ergys Agasit. Makina tip Land Rover Defender ishte në kërkim dhe nën sekuestro, por nuk ishte gjetur. Automjeti ishte fshehur në garazhin e një prej vilave të Equos Resort. Administratorët e APSK e kanë zbuluar gjatë administrimit të pasurisë dhe kanë njoftuar SPAK. Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, kur edhe ka nisur gjurmimi i Agasit, i cili u arrestua dje në Durrës, bashkë me ish-zyrtarin e policisë, Ulian Shlataraku. Lajmin në komentin e parë

Pas emailit kërcënues drejtuar Policisë së Shtetit për bombë në disa institucione, janë kontrolluar edhe ambientet e SPAK, por informacioni ka rezultuar fals. Lexo më shumë në linkun në koment⬇️

Prindërit në Gaza janë paralajmëruar që të mos lejojnë fëmijët e tyre të ngrenë balona në qiell, pas tensioneve të reja me Izraelin. Paralajmërimi erdhi pasi disa balona të ngritura nga fëmijët në enklavën e shkatërruar nga lufta kaluan kufirin dhe përfunduan mbi fshatra izraelite. Autoritetet izraelite kanë kërcënuar me një reagim të fuqishëm nëse raste të tilla vazhdojnë. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim se edhe një aktivitet i zakonshëm i fëmijëve mund të kthehet në burim të ri tensioni.

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme