Bota 24 August 2026, 07:26 Nga VNA

Dhjetëra ankesa, asnjë ndjekje penale: Hind Rajab nuk ka arritur të ndjekë penalisht ushtarët e IDF-së

Ndaje në Whatsapp
Dhjetëra ankesa, asnjë ndjekje penale: Hind Rajab nuk ka arritur

Nga Mathilda Heller

Hind Rajab Foundation (Fondacioni Hind Razhab - HRF) një organizatë propalestineze për çështje ligjore ka paraqitur edhe një tjetër kallëzim penal kundër një ushtari të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) jashtë vendit, këtë herë në Indi.

Për të paktën dy vjet e gjysmë, organizata me qendër në Belgjikë ka paraqitur në mënyrë të përsëritur ankesa ligjore, ka kërkuar urdhër-arreste dhe ka depozituar kërkesa në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ushtarë të IDF-së, të cilët i akuzon për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Gaza.

Në pjesën më të madhe të rasteve, akuzat e HRF-së bazohen në pamje nga rrjetet sociale ose të dhëna nga burime të hapura, të cilat synojnë të lidhin individë të caktuar me një krim të dyshuar lufte në Gaza. Në disa raste, si në peticionin më të fundit në Indi të martën, HRF ka në objektiv ushtarët kur ata udhëtojnë. Në raste të tjera, organizata ka për objektiv ushtarë me shtetësi të dyfishtë, duke paraqitur kallëzim penal në vendin tjetër të origjinës së tyre.

“The Jerusalem Post” ka shqyrtuar çdo ankesë ligjore të paraqitur nga HRF kundër ushtarëve të IDF-së jashtë Izraelit që nga fillimi i aktivitetit të saj, duke përjashtuar politikanët, personat që nuk janë ushtarakë dhe batalionet e tëra. Deri tani, HRF ka bërë kallëzime kundër të paktën 86 individëve në të paktën 30 vende.

Metoda e HRF-së shpesh cilësohet si “betejë ligjore” – paraqitja e një numri të madh kallëzimesh kundër individëve, me shpresën se disa prej tyre do të çojnë me sukses në masa ligjore, si dhe, natyrisht, në rritjen e vëmendjes ndaj kauzës së HRF-së. Por sa prej këtyre kallëzimeve kundër të paktën 86 ushtarëve kanë rezultuar realisht në veprime konkrete ligjore?

Sipas analizës së “The Jerusalem Post”, kallëzimet kundër 11 nga 86 individët (13%) kanë çuar në veprime konkrete nga autoritetet e vendeve përkatëse.

Kallëzimet çojnë në hetime dhe marrje në pyetje. Për shembull, në korrik 2025, dy ushtarë të IDF-së që merrnin pjesë në festivalin Tomorrowland në Belgjikë u ndaluan dhe u morën në pyetje nga autoritetet vendase. Prokurori Federal belg ia referoi dosjet Gjykatës Penale Ndërkombëtare përmes Ministrisë së Drejtësisë, por nuk u ngritën akuza.

Në Peru, në qershor 2025, Prokuroria Publike hapi zyrtarisht një hetim penal pas kallëzimit të HRF-së kundër një individi. Deri tani, kjo nuk ka çuar në ndonjë veprim tjetër.

Në Brazil, një gjyqtar federal urdhëroi Policinë Federale të hetonte një ushtar të IDF-së në janar 2025, por ai u largua nga Brazili përpara se policia të mund të vepronte. Më vonë, Policia Federale kërkoi rishqyrtimin ose mbylljen e hetimit, por nuk ndërmori veprime të mëtejshme.

Raportimet nga Kili thanë se prokuroria Centro Norte nisi një hetim ndaj një ushtari pas një kallëzimi, por nuk u ngrit asnjë akuzë.

Edhe vende të tjera ndoqën një model të ngjashëm. Për shembull, ushtari dhe komediani Guy Hochman u ndalua dhe u mor në pyetje në Kanada pas një kallëzimi të HRF-së, por më pas u lirua.

“The Jerusalem Post” gjeti raste të tjera në Greqi dhe Rumani. Ndërkohë, në Lituani, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm shqyrtoi kërkesën e HRF-së, por refuzoi të hapte një hetim paraprak.

Në Spanjë, Gjykata Qendrore Hetimore nr. 5 hodhi poshtë një ankesë kundër një ushtari në shtator 2025.

Pavarësisht se “The Jerusalem Post” ka gjetur një numër rastesh ku një ankesë e HRF-së ka prodhuar një formë veprimi nga vendi përkatës, asnjë aktakuzë, ndjekje penale, gjykim apo dënim jashtë Izraelit ndaj ndonjë ushtari nuk ka ardhur si rezultat i një ankese të HRF-së. Ky dallim është i rëndësishëm, sepse një kallëzim penal në vetvete nuk do të thotë se autoritetet e një vendi kanë arritur në përfundimin se është kryer një krim. Po ashtu, ndalimi, marrja në pyetje apo një hetim paraprak nuk përbëjnë një akuzë penale.

Prandaj, fushata e HRF-së duket se funksionon në dy nivele: ndjekjen e mundësisë për veprime ligjore kundër ushtarëve individualë dhe krijimin e presionit më të gjerë politik dhe reputacional, duke paraqitur vazhdimisht akuza për krime lufte pranë autoriteteve kombëtare në mbarë botën.

Fushata e HRF-së ka qenë e suksesshme në tërheqjen e vëmendjes publike, presionit dhe ndërprerjeve të herëpashershme të udhëtimeve për ushtarë individualë.

Video

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa mbi 800 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Maks Haxhia, avokat i Ergys Agasit, flet nga blloku i sigurisë, ku biznesmeni i akuzuar për aferën e AKSHI-t mbahet i izoluar derisa të dalë për masë në GJKKO.

EKSKLUZIVE/ SPAK ka sekuestruar makinën luksoze të Ergys Agasit. Makina tip Land Rover Defender ishte në kërkim dhe nën sekuestro, por nuk ishte gjetur. Automjeti ishte fshehur në garazhin e një prej vilave të Equos Resort. Administratorët e APSK e kanë zbuluar gjatë administrimit të pasurisë dhe kanë njoftuar SPAK. Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, kur edhe ka nisur gjurmimi i Agasit, i cili u arrestua dje në Durrës, bashkë me ish-zyrtarin e policisë, Ulian Shlataraku. Lajmin në komentin e parë

Pas emailit kërcënues drejtuar Policisë së Shtetit për bombë në disa institucione, janë kontrolluar edhe ambientet e SPAK, por informacioni ka rezultuar fals. Lexo më shumë në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme