Bota 24 August 2026, 07:24 Nga VNA

Farazh po e përdor krishterimin “për të nxitur ndjenjat antimyslimane”, thotë ish-kryepeshkopi Rouan Uilliams

Ndaje në Whatsapp
Farazh po e përdor krishterimin “për të nxitur ndjenjat

 

Ish-kryepeshkopi i Kantebërit ka akuzuar Najxhëll Farazh se po e keqpërdor krishterimin e Britanisë së Madhe “për të kanalizuar ndjenjat antimyslimane” dhe tha se kishte gjithashtu “disa pyetje të sikletshme” për aktivistin e ekstremit të djathtë Tomi Robinson.

Dr. Rouan Uilliams, i cili ka qenë kryepeshkop i Kantebërit për 10 vjet, deri në vitin 2012, tha se në ditët e sotme ekziston një “skepticizëm i pashmangshëm ndaj disa pretendimeve për bindje fetare”.

Duke folur për revistën “New Humanist”, Uilliams tha: “Dyshoj se në të vërtetë Farazh dhe të tjerë duan të kanalizojnë ndjenjat antimyslimane dhe u ndihmon fakti që mund të thonë ‘ne jemi një shoqëri e krishterë’. Kjo i jep një lloj mbështetjeje argumentit.”

Kur u pyet se çfarë mendonte se po e nxiste nacionalizmin e krishterë në Britaninë e Madhe, Uilliams tha: “Ka shumë shkaqe të mundshme. Ankthi rreth emigracionit, antiislamizmi. Në Francë, ky ankth ka një karakter laik, por Kryqi i Shën Gjergjit ende ka një domethënie në imagjinatën angleze, e cila vazhdon të ketë një aspekt të krishterë. Gjëja e dytë është globalizimi i të gjithë diskursit politik. Mesazhi që jepet në takimet ndërkombëtare të konservatorëve të krishterë është se lëvizjet nacionaliste që e respektojnë veten kanë nevojë për pak teologji të injektuar në to. Ironikisht, për dikë si Najxhëll Farazh, bëhet fjalë për përpjekje për të gjetur një strategji komunikimi që i mundëson të merret seriozisht edhe jashtë Anglisë. Në fund të fundit, ai shpesh nuk ndodhet këtu. Megjithatë, nëse po kërkojmë se çfarë e ushqen nacionalizmin e krishterë, mendoj se pjesërisht bëhet fjalë për kërkimin shumë të thjeshtë të dikujt për ta fajësuar.”

Udhëheqësi i Reform UK publikoi një mesazh online në Pashkë, ku shkruante: “Vlerat e krishtera mbi të cilat është ndërtuar vendi ynë janë diçka për të cilën duhet të jemi krenarë.”

Në vitin 2024, ai u kritikua pasi sugjeroi se kishte “një numër në rritje të të rinjve në këtë vend që nuk i përqafojnë vlerat britanike, madje e urrejnë pjesën më të madhe të asaj që ne përfaqësojmë”. Më pas ai konfirmoi se po i referohej myslimanëve.

Në fillim të këtij viti, Farazh kritikoi një iftar në Sheshin Trafalgar, duke e cilësuar ceremoninë fetare të prishjes së agjërimit në Londër si një “përpjekje për të marrë nën kontroll, frikësuar dhe dominuar mënyrën tonë të jetesës”.

Video

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa mbi 800 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Maks Haxhia, avokat i Ergys Agasit, flet nga blloku i sigurisë, ku biznesmeni i akuzuar për aferën e AKSHI-t mbahet i izoluar derisa të dalë për masë në GJKKO.

EKSKLUZIVE/ SPAK ka sekuestruar makinën luksoze të Ergys Agasit. Makina tip Land Rover Defender ishte në kërkim dhe nën sekuestro, por nuk ishte gjetur. Automjeti ishte fshehur në garazhin e një prej vilave të Equos Resort. Administratorët e APSK e kanë zbuluar gjatë administrimit të pasurisë dhe kanë njoftuar SPAK. Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, kur edhe ka nisur gjurmimi i Agasit, i cili u arrestua dje në Durrës, bashkë me ish-zyrtarin e policisë, Ulian Shlataraku. Lajmin në komentin e parë

Pas emailit kërcënues drejtuar Policisë së Shtetit për bombë në disa institucione, janë kontrolluar edhe ambientet e SPAK, por informacioni ka rezultuar fals. Lexo më shumë në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme