Bota 23 August 2026, 11:14 Nga VNA

Trump do të udhëheqë xhiron e nderit në garën IndyCar në rrugët e Washingtonit

Ndaje në Whatsapp
Trump do të udhëheqë xhiron e nderit në garën IndyCar

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të udhëheqë xhiron e nderit në një garë të Serisë IndyCar që do të zhvillohet këtë fundjavë në rrugët e Washingtonit, në kuadër të aktiviteteve për 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara.

Makinat do të garojnë pranë disa prej monumenteve më të njohura të kryeqytetit amerikan, përfshirë Kapitolin dhe muzetë Smithsonian. Gara do të përfshijë 147 xhiro në një pistë rreth tre kilometra të gjatë, ndërsa makinat mund të arrijnë shpejtësi deri në 300 km/h.

Për shkak të shpejtësisë së lartë, organizatorët kanë marrë masa të veçanta sigurie, duke salduar më shumë se 200 kapakë pusetash përgjatë pistës për të parandaluar lëvizjen e tyre gjatë garës.

Trump pritet të kryejë xhiron e nderit me limuzinën e tij të blinduar, të njohur si “Bisha”, përpara se të japë sinjalin për nisjen e garës duke valëvitur flamurin e gjelbër.

Gara, e quajtur “Freedom 250 Grand Prix”, është pjesë e festimeve të 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. Masat e sigurisë do të jenë të rrepta, ndërsa spektatorët do t’i nënshtrohen kontrolleve me detektorë metalesh.

Video

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, në Vlorë. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe me pisha dhe bredha, ndërsa në afërsi ndodhen disa hotele dhe biznese. Forcat zjarrfikëse po vijojnë ndërhyrjen për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit. Situata paraqitet e vështirë për shkak të bimësisë së dendur, terrenit të vështirë dhe rrezikut të përhapjes së flakëve.

Një robot humanoid kinez raportohet se ka përshkuar 100 metra për vetëm 9.39 sekonda, më shpejt se rekordi botëror prej 9.58 sekondash i Usain Bolt, i vendosur në vitin 2009. Megjithatë, rezultati i robotit nuk konsiderohet rekord botëror në atletikë, pasi testi nuk është zhvilluar në kushtet e një gare zyrtare.

Një operacion shpëtimi është zhvilluar në Aladağlar, në provincën Niğde të Turqisë, ku një alpinist britanik 26-vjeçar mbeti i bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore. Sipas mediave turke, Daniel Tohomas Martin u rrëzua gjatë ngjitjes në zonën Lahit Kaya dhe theu krahun. Terreni i vështirë e bëri të pamundur ndërhyrjen nga toka, ndaj u kërkua ndihma e Forcave Ajrore turke. Një helikopter ushtarak u nis nga Konya dhe arriti të evakuonte britanikun nga shkëmbinjtë, përpara se ai të transportohej për ndihmë mjekësore.

Një stuhi e fuqishme goditi aeroportin e Forlìt në Itali, duke shkaktuar situatë të rrezikshme në pistë. Erërat e forta ngritën nga toka tre avionë të vegjël dhe i spostuar disa metra. Ndërkohë, një avion tjetër u devijua nga drejtimi gjatë uljes për shkak të erës së fuqishme. Për arsye sigurie, aeroporti u mbyll për rreth një orë, derisa stuhia u qetësua. Moti i keq përfshiu edhe qytetin e Forlìt, ku reshjet e dendura të shiut përmbytën disa rrugë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme