Sociale 27 August 2026, 11:08 Nga VNA

Sherr për ujin në pallat, 35-vjeçari plagos rëndë me mjet prerës administratorin 74-vjeçar në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Sherr për ujin në pallat, 35-vjeçari plagos rëndë me

Një konflikt për linjën e ujit të pijshëm ka përfunduar me plagosjen e rëndë të administratorit të një pallati në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Aleksandri i Madh”.

Sipas Policisë, i plagosur ka mbetur F. G., 74 vjeç, administrator i pallatit, i cili dyshohet se është sulmuar me mjet prerës nga një prej banorëve të objektit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 mbërritën në vendngjarje dhe, pas veprimeve të para hetimore, identifikuan si autor të dyshuar K. L., 35 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mes 35-vjeçarit dhe administratorit ka nisur një konflikt për linjën e ujit të pijshëm të pallatit. Gjatë përplasjes, 35-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës 74-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, autori i dyshuar është arrestuar menjëherë pas ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një skenë e pazakontë është regjistruar në qytetin Hirosaki, në veri të Japonisë, ku qindra njerëz bashkuan forcat për të ndihmuar në zhvendosjen e një kështjelle me peshë rreth 400 tonë. Kështjella historike e Hirosakit u rikthye në pozicionin e saj origjinal pas përfundimit të punimeve të nevojshme të riparimit. Operacioni spektakolar u realizua me pjesëmarrjen e qindra personave, të cilët ndihmuan në lëvizjen e strukturës gjigante. Kështjella ishte zhvendosur përkohësisht për të mundësuar punimet restauruese dhe përforcuese.

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa mbi 800 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Maks Haxhia, avokat i Ergys Agasit, flet nga blloku i sigurisë, ku biznesmeni i akuzuar për aferën e AKSHI-t mbahet i izoluar derisa të dalë për masë në GJKKO.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme